Skemat e De Biazit, ka rebus në mesfushë

501
Nga Agron KAJA
KOMBËTARJA/ I “trembur” nga humbja në Luksemburg, trajneri rikthehet në skemën e preferuar, dëmtohet në kokë Sadiku, përplaset me Kukelin 
Për skuadrën tonë Kombëtare, e diela e 11 qershorit, është dita e finales, për të risjellë skuadrën e sezonit të kaluar, përpos çdo aludimi, çdo nënvlerësimi, e çdo opinioni kritik drejtuar ndaj Kombëtares. Në rast të një rezultati pozitiv, të gjitha këto, e të tjera që nuk janë bërë ende zyrtarisht publike, pas kësaj ndeshjeje mund të marrin përgjigjen e duhur.
Për këtë, kuqezinjtë kanë nisur punën në Stamboll, nga ku ka marrë udhë rruga e “hakmarrjes”, dhe sipas informacioneve që vijnë nga Turqia, ku në Stamboll skuadra jonë kombëtare është duke u përgatitur për ndeshjen e radhës të eliminatoreve të Botërorit “Rusi 2018”, zëdhënësi i FSHF-së Gerti Çarçani, bën me dije se ka dy ditë që kuqezinjtë kanë nisur të punojnë me dy seanca stërvitore në ditë. Përveç ushtrimeve taktike të aplikuara në dy ditët e para, trajneri De Biazi ka punuar edhe me lojën nga krahët, me shpërthimet dhe krosimet, për të vijuar me finalizime drejt portës. Këto kanë qenë disa prej kërkesave kryesore të trajnerit, me të cilat është punuar gjatë paradites së djeshme, ku ka pasur edhe një incident mes dy lojtarëve, Kukelit dhe Sadikut. Gjatë një momenti loje, ka pasur një përplasjeje mes tyre dhe është dëmtuar Sadiku në kokë, por pa probleme shqetësuese, ndërsa gjatë pasdites, skuadra është përqendruar te përgatitja fizike dhe te disa aspekte taktike: Presing për të fituar topin, si dhe kontroll i tij kur e ka skuadra jonë në zotërim. Dhe në gjithçka stërvitore, bie në sy një ndryshim skeme taktike në mesfushë, ku De Biazi po fokusohet edhe një herë tjetër te puna me modulin 1-4-5-1. Kjo është skema fituese e kuqezinjve që na dërgoi në Evropian, ndryshe nga ajo me 1-3-1-5-1 që humbëm në Luksemburg. Për ti arritur këtë në maksimumin e mundshëm, mbeten ende katër ditë nga ndeshja, dhe nga sa është parë gjatë seancave stërvitore, ka të paktën katër balotazhe për një fanellë titullari. Në portë, Strakosha është i sigurt, dhe po kështu edhe mbrojtësit Hysaj, Gjimshiti e Mavraj, ndërsa Aliji në krahun e majtë është ende në dyshim. Ndërsa me çka është parë gjatë seancave stërvitore të këtyre ditëve, në mesfushë është edhe diskutimi (rebusi) më i madh. Sepse Kaçe e Abrashi shihen si më pak favoritë, dhe në këto kushte, alternativa kryesore në këtë repart kanë qenë Roshi nga e djathta, ndërsa Kukeli-Basha-Memushaj do të formojnë qendrën e mesfushës në Izrael. Ndërsa për një vend tjetër në mesfushë, në krahun e majtë, ka një tjetër balotazh, pasi Hyka duhet më i avantazhuar përballë Llullakut, por në kërkim të një fanelle lufton edhe Lenjani në këtë pozicion, nga ku do të dalë edhe pesëshja e plotë. Ndërsa për sulmin, trajneri De Biazi është i përqendruar te Sokol Cikalleshi, nisur edhe nga forma e mirë e tij në Kampionatin Turk, ndërsa Sadiku mbetet alternativa e dytë në këtë repart. 
Me çka është parë gjatë seancave stërvitore të këtyre ditëve, në mesfushë është edhe diskutimi (rebusi) më i madh. Sepse Kaçe e Abrashi shihen si më pak favoritë, dhe në këto kushte, alternativa kryesore në këtë repart kanë qenë Roshi nga e djathta, ndërsa Kukeli-Basha-Memushaj do të formojnë qendrën e mesfushës
Odise Roshi: Ka rënë cilësia, kemi luajtur me një sulmues
Mesfushori Odise Roshi, gjatë konferencës së djeshme për shtyp, ka deklaruar se, ai beson që Shqipëria ka skuadër më të mirë se Izraeli, edhe pse nuk ka ngurruar ta vlerësoj maksimalisht kundërshtarin. Autori i golit në humbjen 2-1 ndaj Luksemburgut, e pranon që lojtarët kanë rënë cilësisht kohët e fundit. “Ne kemi pasur ecuri më të mirë kur kemi luajtur me një sulmues, por ka raste kur duhet të luash edhe me 2, ajo është skemë e trajnerit. Kjo është në varësi të kundërshtarit. Ka shumë skema që kemi aplikuar në stërvitje, pak e vështirë sepse Izraeli ka ekip të mirë, por besoj se e kemi ekipin më të mirë se Izraeli”, kështu ka theksuar fillimisht fieraku i mesfushës kuqezi, duke kërkuar më shumë përqendrim në sfidën ndaj Izraelit. “Dihet se, përqendrimi është më i rëndësishëm në futboll, pasi ai e ndan suksesin me humbjen. Shqipëria arriti në një nivel ku nuk kishte qenë kurrë, e të gjithë në skuadër, e kanë mendimin që kemi rënë cilësisht. Ndaj Izraelit ndoshta duhet të luajmë me një sulmues”.
Mesfushori Hyka: Lojtarët nuk duhet të bëjnë polemika
Ndërkohë që po vijojnë përgatitjet e Kombëtares në rezidencën turke për sfidën e datës 11 qershor ndaj Izraelit, konferencat e shtypit kanë qenë periodike, çdo mesditë, ndërkohë që dje e kishte radhën edhe mesfushori Jahmir Hyka. Në deklarimin e tij, ai ka analizuar situatën në ekipi kombëtar,pas ndeshjes miqësore me Luksemburgun. “Humbja me Luksemburgun, nuk është një rezultat i mirë para takimit me Izraelin, por shpresoj që në ndeshjen të dielën, të tregojmë diçka tjetër. Është normale që, pas një humbjeje ekipi të jetë i shqetësuar, sepse po të ishte i lumtur, nuk do ishte një shenjë pozitive”, ka deklaruar fillimisht Hyka, duke u përqendruar më pas edhe tek ndeshja me Izraelin. “Natyrisht që përgatitjet këtu në Turqi kanë qenë shumë intensive e serioze, e me sa po shoh, kemi një përqendrim më të madh. Sepse duke ditur që vjen një ndeshje shumë e rëndësishme kundra Izraelit, të gjithë jemi gati të japim maksimumin në këtë ndeshje, pse jo edhe për një rezultat pozitiv”.
Kupa e Botës Rusi 2018 
Grupi G-Shqipëria
Ndeshja e luajtura
Datë 5 shtator 2016
Shqipëri-Maqedoni 2-1
Datë 6 tetor 2016 
Lihteshtein-Shqipëri 0-2
Datë 9 tetor 2016
Shqipëri-Spanjë 0-2
Datë 12 nëntor 2016
Shqipëri-Izrael 0-3
Datë 24 mars 2017
Itali-Shqipëri 2-0

RENDITJA
Nr. Skuadra N P 
1.Spanjë 5 13
2.Itali 5 13
3.Izrael 5 9
4.Shqipëri 5 6
5.Maqedoni 5 3
6.Lihtenshtein 5 0
Ndeshje që do të luhen
Datë 11 qershor 2017
Izrael-Shqipëri 20:45
Datë 2 shtator 2017
Shqipëri-Lihtenstein 18:00
Datë 5 shtator 2017
Maqedoni-Shqipëri 20:45
Datë 6 tetor 2017
Spanjë-Shqipëri 20:45
Datë 9 tetor 2017
Shqipëri-Itali 20:45 
Prezantohet Hasi: Te Olimpiakos, dua futboll agresiv
Besnik Hasi është prezantuar dje zyrtarisht si trajneri i ri i Olimpiakosit të Pireut në Greqi. Në një konferencë për shtyp, që u ndoq me kureshtje nga mediat greke, Hasi ka bërë të qartë që në fillim se, objektivi i tij ishte ai i fitoreve në Ligën e Kampioneve, ku synonte të çonte ekipin me sukses në fazën në grupe. “Kjo është hera e parë që flas për Olimpiakosin, pasi sot (dje) u arrit marrëveshja dhe mund të flas për të. Jam i lumtur në këtë klub kaq të madh. E njoh skuadrën, e kam parë shpesh, ndërsa kam parë gjashtë ndeshje që nga momenti kur më kontaktuan. Kemi edhe shumë lojtarë të dhënë huazim të cilët do t’i shohim nëse e meritojnë një shans. Do të afrojmë edhe shumë të rinj, pasi unë kam besim te akademia, dhe filozofia ime këto do të jetë për një futboll agresiv, dhe dominim ndaj kundërshtarit. Ne trajnerët jemi njerëz të çuditshëm, dhe bashkëpunëtorët e do të mundohen që të kemi ekipin gati sa më parë që të jetë e mundur”, kështu deklaroi dje Besnik Hasi në konferencën e parë për shtyp si trajner i Olimpiakosit.
Sigal