Skedina e çmendur, tifozi humb 1 milion paund për vetëm 1 sekond

80

Në një të shtunë gushti, shumë të apasionuar pas futbollit shfrytëzojnë rastin për të kaluar disa çaste ndryshe nga monotonia, ndërkohë që pasditja e sotme ka qënë ndër më të zymtat për një lojtar bastesh. Sipas asaj që raporton “Sportbible” një anglez kishte parashikuar 6 ndeshje në skedinën e tij dhe nëse do i binte në kokë do të fitonte plot 1 milion paund. Por aq shpejt sa do të bëhej i pasur aq shpejt u bë i “varfër”

“Fatkeqësinë” ia shkaktoi skuadra e kategorisë së dytë angleze, Notingham Forest që mori një pikë në fushën e Ëigan. Episodi që i hoqi nga dora plot 1 milion paund të riut ndodhi në fundin e saj, me miqtë që fituan një penallti dhe Grabban e humbi atë, por atë që nuk e bëri Grabban e bëri Soudani pak sekonda më pas. Një episod që për të riun mund të jetë kthyer në një makth të vërtetë.