Skandali i FIFA/ Britania: Nëse rizgjidhet Blatter, do tërhiqemi

489
Në një njoftim të “Downing Street”, në Londër, thuhet se kryeministri, David Cameron kërkon reformimin e organizmit botëror të futbollit dhe përkrah thirrjet e sponsorëve të fuqishëm të Kupës së Botës për të rishikuar lidhjet e tyre me FIFA-n, nëse Blatter nuk dorëhiqet. Ndërkohë, partia Laburiste e opozitës ka kërkuar organizimin e një turneu rival, nëse nuk rihapet konkurrimi për organizimin e Kupës së Botës në vitet 2018 dhe 2022.
Në një debat në Parlamentin britanik, të enjten, ministri i Kulturës tha se është ende herët për një bojkotim të Kupës së Botës. Por nuk përjashtohet ai, që konsiderohet “opsioni bërthamor” i tërheqjes nga FIFA, versione që do të duhet të konsiderohen pas zgjedhjeve të së premtes në FIFA, ku Blatter kërkon rizgjedhjen.
Britania ka pasur marrëdhënie të vështira me kreun e FIFA-s dhe, pakënaqësia u shtua pas konkurrimit për Kupat e Botës 2018 dhe 2022, kur Anglia, edhe pse me impiante të gatshme dhe një ofertë impresionuese, nuk fitoi përballë Rusisë e Katarit, për të cilat ka shpërthyer skandali i korrupsionit.
Për Londrën, prania e Blatterit dhe mënyra si funksionon FIFA kanë qenë shqetësim publik edhe pas hetimit të viteve më parë për korrupsion në FIFA, të gazetës “The Sunday Times”. Për shoqërinë angleze, fubolli është një sport i rëndësishëm dhe i dashur për kulturën e tyre.
Sigal