Skandali i dopingut, Berisha: Ndiej shumë përgjegjësi morale,largohem

459
Sigal

“Ndjej përgjegjësi morale për skandalin e dopingut që përfshiu peshëngritësit shqiptarë. Unë besoj që ata janë të pafajshëm, por gjithë suksesi i arritur me mund dhe djersë pas dy viteve punë, u shemb me njëherë.

Një gjë e tillë nuk më la një shije të mirë dhe vendosa që të largohem nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes. Vendimin ia kam paraqitur Presidentit, Elez Gjoza, i cili e ka pranuar.

Dua të theksoj që do të qëndroj pranë sportistëve, por jo si zyrtar, pasi besoj te ata” deklaroi Muharrem Berisha në një prononcim për A1Report pas vendimit për largimin nga Federata e Peshëngritjes. Vendimi erdhi, pasi rezultuan me doping kampionët, Hysen Pulaku, Romela Begaj dhe Daniel Godelli, ky i fundit në testin A, pasi testi B ende nuk është publikuar.