Situata e komplikuar, Hysaj dhe Ançeloti në krizë! Trajneri e lë në stol dhe në Kupë

490
Sigal

Nuk ka fund kriza e Elseid Hysajt te Napolit. Që me ardhjen e Ançelotit, shkodrani nuk është më pjesë e formacionit titullar, madje as si rezervë e dytë nuk preferohet.

Kur pritej që në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Milanit, sfidë që nis në këto çaste, ai të ishte në njëmbëdhjetëshen e parë, e sheh veten sërish në stol.

Padyshim që kjo është dhe situata më e keqe që anësori i djathtë i Shqipërisë po kalon që kur është transferuar te Napoli, teksa tashmë është shndërruar në zgjedhje të tretë për Ançelotin, që sot përpara tij ka preferuar Ghulamin.

51159524 1371321236342987 8295894044219801600 N