Sirena kineze për yllin e Barcelonës

485
Sigal

Teksa të gjithë presin shpërthimin e tij, ofertat kineze për Malcom nuk mungojnë.

Sipas “Diario AS”, Barcelona ka marrë një ofertë prej 65 milion eurosh nga Superliga Kineze, për të lënë të lirë ish-yllin e Bordeaux.

Ende nuk zbulohet emri i skuadrës që e ka bërë këtë ofertë, por 296 minutat e luajtura me katalanasit i kanë bërë mjaft përshtypje drejtuesve kinez.

Kjo nuk është hera e parë që klubet kineze dëshirojnë të bëjnë biznes me Barcelonën, pasi më parë Paulinho u bashkua me Guangzhou Evergrande për një shifër rekord prej 50 milion euro.