Sir Alex Ferguson del nga koma, trajneri legjendar komunikon me familjen

568
Nga Anglia vijnë lajme të mira në lidhje me shëndetin e Sir Alex Ferguson. Bëhet me dije se trajneri legjendar i United ka dalë nga koma dhe ka komunikuar me të afërmit e tij.
Mediat britanikë shkruajnë se për 76-vjeçarin mjekët janë optimistë, por për shërimin e plotë të tij duhet kohë. Ferguson që nga e premtja po qëndron në mbikëqyrje intensive.
Ai u shtrua me urgjencë në spital pasi pësoi hemorragji në tru. Të dielën Ferguson ka kryer edhe operacionin për të cilin thuhet se ka shkuar shumë mirë.
Gjatë këtyre ditëve, në drejtim të tij kanë ardhur shumë mesazhe inkurajuese nga personalitete e klube të ndryshme të futbollit botëror.
Sigal