“Si të shënosh në Seria A!”, Allegri krijon formula për golin e Ronaldos

648
Sigal

Krosime drejt qendrës, krosime, krosime dhe vetëm krosime … Kjo është mënyra e lojës së praktikuar nga Massimiliano Allegri, që prej transferimit të Cristiano Ronaldos te skuadra që ai drejton, Juventusi. Por pavarësisht se krosimet drejt qendrës kanë qënë të shumta, 5 herë fituesi i “Topit të Artë” nuk ka mundur të gjej rrugën e rrjetës me fanellën bardhezi, duke shkaktuar dhimbje koke te tekniku toskan.

Sipas “Gazzetta dello Sport” Allegri beson se kjo është formula më e mirë për të gjetur golin dhe për të arritur fitoren, dhe deri më tani numrat i japin të drejtë. Tre fitore në po aq javë janë jetike për Juventusit, që edhe pse nuk është mbështetur ende te golat e yllit të saj arrinë të fitojë.

Krosimet drejt qëndrës kanë kapur kuotën e 79 të tillave, 9-të më shumë se Interi. Pesha e tyre duket se ka rënë mbi Alex Sandro, i cili ka dërguar 23 topa drejt zonës, dyfishin e Joao Cancelo i cili ka hedhur 11 topa drejt zonës. Pas dy mbrojtësve është Douglas Costa i cili ka dërguar 9 topa drejt “pykës” Ronaldo.

Plani jep të ardhura në formën e fitoreve, Allegri dhe Juventusi buzëqeshje, por në “La Vecchia Signora”lumturia nuk është e plotë. Ekziston një pjesë e planit që nuk përmbushet: mungesa e golit të Cristiano Ronaldos. Nga 79 krosimet drejt qendrës së zonës vetëm 8 topa kanë shkuar te luzitani, i cili nuk ka arritur të shënojë.

Dhe ju e dini. Nëse Cristiano nuk shënon, Cristiano nuk gëzon, dhe nëse Cristiano nuk gëzon … Por Allegri nuk duket i mërzitur, pasi trajneri italian do të vazhdojë të vë bast për formulën e tij: krosim, krosim drejt qendrës derisa Kristiano feston me … ‘Siuuu!’ e famshëm