“Si dy pika uji!” Salah takon sozinë e tij

550
Ai po mrekullon botën me lojën e tij. Kjo vihet re dhe në performancën e skuadrës së Liverpool, të cilët arritën të shkonin në finalen e Ligës së Kampionëve.
Bëhet fjalë për Mohamed Salah i cili ka takuar sozinë e tij, me të cilin ka një ngjashmëri të frikshme.
Është shumë e vështirë ta dallosh kush është i vërteti, pasi të dy janë si 2 pika uji.
Ai quhet Ahmed Baha dhe është egjiptian. Baha ka lindur në një qytet me Salah. Futbollisti dhe sozia i tij u takuan dhe kaluan një pasdite së bashku.
Baha përfiton nga ngjashmëri me Salah dhe shpesh herë ndalohet nga njerëzit në rrugë për të bërë foto.
Sigal