Shtypi portugez: Ronaldo ka tradhtuar Georgina-n me një vajzë 21-vjeçare

115
Mediat portugeze raportojnë se Cristiano Roanldo ka tradhëtuar të dashurën e tij Georgina Rodriguez me një vajzë 21-vjeçare. Revista “Tv Guide” pretendon se mes Ronaldo-s dhe të dashurës së tij shtatzënë ka hyrë Natacha Sofía e cila ka marrë pjesë edhe në versionin portugez të “‘Mujeres y Hombres y Viceversa”, “Love on Top”.
Vajza shpjegoi për këtë media se ishte ajo, që e kërkonte një marrëdhënie me të. Një ditë, në agim, i dërgoi një mesazh në Instagram që, për habinë e saj, Cristiano iu përgjigj. Pastaj, sipas Natacha, ata kanë konsumuar biseda të ndryshme me “erëza”.

“Ishte gjithmonë synimi për të pasur marrëdhënie me të. Isha shumë e befasuar, nuk mendoj se është homoseksual”, – zbulon ajo në intervistë. Pas dy përpjekjeve të dështuara për t’u takuar, kjo ndodhi. Ato u takuan në një hotel dhe filluan jo vetëm të putheshin… Ylli i Real Madridit i pagoi vajzës së re 300 euro për taksi, shumë e cila do të kishte qenë më shumë nëse ajo do të kishte pranuar. Natacha, e ngazëllyer për të vazhduar bisedën me lojtarin, tentoi sërish të bisedonin, por portugezi e bllokoi atë në të gjitha rrjetet sociale dhe nuk mbajti kontakte përsëri. Garuesja e programit argëtues nuk ka dhënë ende asnjë provë për të konfirmuar historinë e saj.