Shtyhet Sampdoria-Roma, shkak bëhet parashikimi i motit

258
Ndeshja e parashikuar për tu luajtur në fundjavë, ekzaktësisht të shtunën në orën 20:45 në “Stadio Luigi Ferraris” ndërmjet Sampdorias dhe Romës, është shtyrë për shkak të parashikimit të motit.
Ky vendim ka ardhur si pasojë e parashikimit të motit që ka bërë me dije se priten rreshje të shumta shiu në zonën e Xhenovës, ç’ka do të bëjnë të pamundur zhvillimin normal të ndeshjes, raporton “Football Italia”.
Në zonën në të cilën është ndërtuar stadiumi, në Liguria, parashikohet shi i dendur dhe stuhi jo e zakonshme.