Shtohet kaosi te Korabi, trajneri Haxhiu bojkoton stërvitjen

452
Sikur të mos mjaftonte situata e rënduar financiare, me klubin në prag të kolapsit, te Korabi ka lindur një telash tjetër gjatë ditës së sotme. Trajneri Gerd Haxhiu, pas një debati me zyrtarët e klubit, ka vendosur që të mos marrë pjesë në stërvitjen e sotme.
Gjithçka ishte pasojë e një përplasje në një mbledhje të zhvilluar para seancës stërvitore ku Haxhiu dhe administratori Mziu kanë folur para skuadrës. Palët nuk kanë ndarë mendime të njëjta për paraqitjen e ekipit ndaj Haxhiu ka dhënë sinjalin e parë për krisjen duke vendosur të mos marrë pjesë në stërvitje.
Por kjo nuk është ndarja përfundimtare mes palëve në këtë moment kritik, pasi Haxhiu duket se vazhdon t’i qëndrojë besnik idesë për të çuar deri në fund edicionin me klubin dibran. Megjithatë, një vendim i qartë do të merret pas një takimi që do të zhvillojnë trajneri dhe administratori Mziu.
Sigal