Shtohen mungesat te Italia, dëmtohen Beloti e Pelegrini

479
Skuadra italiane po bën “firo” në këto ditë përgatitore, teksa të premten presin Maqedoninë, dhe të martën do të jenë mysafirë në Shqipëri. Problemet për trajnerin Xhan Piero Ventura janë shtuar, pasi pas Pelegrinit, radhën e dëmtimit e ka zënë Beloti, lojtar i Torinos. Sulmuesi u dëmtua në gjurit në ndeshjen ndaj Veronës në Serie A, ai kishte një fije shprese për t’iu bashkuar kombëtares italiane, por vizita e hollësishme në Romë evidentoi një problem në gju. Duke qenë se kërkohet të paktën një muaj pushim, sulmuesi është rikthyer në Torino, duke i dhënë fund me Kombëtaren për dy ndeshjet e radhës kualifikuese të Botërorit 2018.
Sigal