Shqiptarët protestojnë vendimin fluturojnë dronin pranë UEFA-s

546
Sigal

NION – Protesta e shqiptarëve kundër vendimit të UEFA-s për ndeshjen Serbi-Shqipëri vazhdojnë. Madje ditën e sotme një dron me flamurin tonë kombëtar ka fluturuar pranë selisë qëndrore të UEFA-s në Nion të Zvicrës.

Droni telekomandohej nga shqiptarët e mbledhur ditën e sotme në protestë përpara selisë së organit të lartë të futbollit, për dhunën e pandëshkuar ndaj futbollistëve shqiptarë mbrëmjen e 14 tetorit në Beograd.

Sipas mediave zvicerane, rreth 2 mijë protestues shqiptarë, që jetojnë në Zvicër por edhe nga vendet e tjera, kanë kërkuar sot dorëheqjen e kreut të UEFA-s, për vendimin e marrë në nga Komiteti i Disiplinës, i cilësuar nga ata si skandaloz dhe i njëanshëm.

Krahas dronit me flamurin kombëtar, shqiptarët mbanin në dorë edhe pankarta që shprehnin pakënaqësinë e tyre me vendimin e Shtëpisë Evropiane të Futbollit e cila i dha fitore kombëtares së Serbisë në tavolinë me rezultat 3:0.

“Qëllimi i tubimit të sotëm këtu para selisë së UEFA-s në Nion për të protestuar kundër pazarllëçeve të UEFAs- me Serbinë dhe për t’i treguar botës se e drejta dhe fitorja është në anën e kombëatres shqiptare. Aksush nuk ka të drejtë të luajë me fitore dhe identitetin tonë kombëtar. Protestuam ndaj vendimit arbitar të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së Uefa-s, i cili jo vetëm diskriminon dhe penalizon shqiptarët, por favorizon dhe dhunën e racizmin që u shpreh në Beograd.” shprehen protestuesit shqiptarë.

protesta uefa zvicer

Protesta ka vijuar e qetë dhe pa incidente, ndërsa sërish shqiptarët kanë kundërshtuar në mënyrë simbolike, vendimin e marrë nga UEFA. Kjo nuk është protesta e parë e shqiptarëve përpara selisë qëndrore të qeverisë evropiane të futbollit, të cilët edhe herë të tjera kanë shprehur pakënaqësinë lidhur me vendimin e marrë, dhe pandëshkueshmërinë sipas tyre të dhunës së ushtruar nga tifozët dhe rojet e sigurimit serb ndaj futbollistëve kuqezi.