Shqiptarët në Francë do hapin flamurin gjigand, që do futet në rekordin “Gines”

534
Bëhet fjalë për flamurin më të madhë të hapur ndonjëherë në botë, gati 3 herë më i madh se ai që u hap ne vitin 2005 në Qemal Stafa në ndeshjen ndaj Ukrainës, ky flamur do të futet dhe në rekordin “Gines”. Flamuri gjigand do të hapet në qytetin e Marsej po në ditën që Kombëtarja Shqiptare do përballet me “gjelat” e Francës, 15 qershor. Lejen për paraqitjen e tij tifozët tashmë e kanë marrë nga shteti francez, ndërsa të angazhuar në shpalosjen e flamurit do të jenë mbi 500 persona. Ideja e Rinor Sllovës nga Dibra e madhe, ka gjetur mjaftë perkrahje nga individit të ndryshem si dhe nga tifo grupi shqiptar “Tifozat kuq e zi” që në menyre vullnetare po punojnë në realizimin e projektit. Permasa e Flamurit do jetë plot 10500m2, 150 metra i gjatë dhe 70 metra i gjerë. Projekti po realizohet me forcat vetanake të pjesëmarrësve dhe për punimin e tij janë shpenzuar afër 15 mijë euro.
Sigal