Shqiptarët, kampionë në të gjithë botën

686
Sigal

Besart Berisha, gol spektakolar dhe kampion për herë të dytë i Australisë në harkun e tre sezoneve

Gol dhe kampion! Besart Berisha është i lindur, për të shënuar gola vendimtarë. Sulmuesi i Kombëtares ishte heroi absolut në fitoren 2-1 të Brisbejnit në finalen e madhe kundër Uestern Sidnej Uanderes të Labinot Halitit në kampionatin australian. Ndeshja pati atmosferë të shkëlqyer. Uestern shënoi i pari më anë të Spiranoviçit (56’), ndërkohë dramën e tifozëve vendas e zgjidhi pikërisht Besart Berisha, ku sulmuesi kosovar barazoi në minutën e 86-të me një goditje të fuqishme me kokë brenda zonës së vogël, për ta çuar ndeshjen në shtesë. Brisbejn gjeti dhe golin e dytë më anë të brazilianit Henrike në minutën e 108-të e sigurisht edhe kampionatin. Ky ishte titulli i dytë kampion për sulmuesin kosovar në tre sezone me Brisbejn Roarin, ndërkohë që për klubin australian ky ishte titulli i tretë në katër sezonet e fundit. Në fakt, trofeu i parë i fituar për këtë edicion (2013-2014) ishte Kupa e Zvicrës, të cilën fituan me Zyrihun dy lojtarë të Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku dhe Burim Kukeli. Zyrihu mundi 2-0 Bazelin e Taulant Xhakës, përforcimit më të ri kuqezi.

Gazeta “Telegraf” boton në specialen e saj, një udhëtim historike me shqiptarët që kanë fituar kampionatet dhe kupat e vendeve ku ata kanë luajtur. Dhe s’janë të paktë ata që kanë fituar kampionat dhe kupa, madje po të shohësh gjeografinë ndërtohet një hartë e rëndësishme me shtetet e tyre, duke nisur nga Italia, Franca, Rumania, Greqia, Bullgaria, Sllovenia, Kroacia, Skocia, Suedia, Norvegjia, Qipro, Azerbajxhani, Ukraina, Kanadaja, Irani, Australia, Arabia Saudite, etj. Janë 48 kampionate të fituar në total nga 34 lojtarë. Emrat e skuadrave: Juventus, Roma, Bolonja, Paris Sën-Zhermen, Olimpiakos, Anderleht, Genk, Rozenborg, Vorskla Poltave, Brisbejn Roar, Maribor, etj..

ITALI – Fituesit e parë shqiptarë datohen pikërisht në futbollin italian: Sllave Llambi, që fitoi kampionatin italian me Bolonjën në sezonin 1940-1941, Naim Krieziu me Romën në sezonin 1941-1942, si dhe Riza Lushta, ky i fundit fitoi me Juventusin Kupën e Italisë, në sezonin 1941-1942. Në Itali kanë luajtur e luajnë disa lojtarë, si Tare, Bogdani, Cana, Ujkani, Berisha, por asnjëri prej tyre nuk ka mundur të fitojë ndonjë trofe aty.

GREQI – Ish-kapiteni i Kombëtares, portieri Foto Strakosha, ka fituar kampionatin në Greqi me ekipin më të famshëm të vendit fqinjë, Olimpiakosin (1996-1997). Ish-portieri i Dinamos e fitoi Kupën e Greqisë me Panionosin në sezonin 1997-1998. Kupën në Greqi ka fituar edhe Bledar Kola me AEK-un në vitin 2002, por

edhe i riu Serxhio Abdurahmani me AEK-un e Athinë (2010-2011).

FRANCË – Nuk mund të mungonit fitues shqiptarë në Francë, madje dy ndër lojtarët më të dalluar të Kombëtares sonë, të cilët patën fatin të luanin për të njëjtin ekip, Paris Sën Zhemenin. Edvin Murati e fitoi Kupën e Francë në sezonin 1987-1998, ndërsa Lorik Cana në edicionin 2003-2004.

RUMANI – Pas mbylljes së kufijve dhe moslejimit të transferimit të lojtarëve në kampionatet e huaja, i pari që futbollist që ka fitua një trofe në një vend të huaj është sulmuesi i Partizanit, Roland Agalliu. Madje “Lakja” i fitoi të dy trofetë me Universitetin e Krajovës, në sezonin e tij të parë në Rumani, 1990-1991: kampionatin dhe Kupën e Rumanisë. Në Rumani kanë fituar kampionatin me Dinamon e Bukureshtit, Sulejman Demollari dhe Perlat Musta (në sezonin 1991-1992), ndërsa Kupën e Rumanisë e kanë fituar Albert Duro dhe Elton Ceno me Steauan e Bukureshtit (1998-1999). Alber Duro ka fituar edhe kampionatin me Steauan e Bukureshtit në 2000-2001.

BELGJIKË – Titujt kampion dhe trofetë e kupave në Belgjikë lidhen kryesisht me emrin e Besnik Hasit. Ish-mesfushori kosovar ka fituar  dy tituj kampionë me Anderlehtin, si dhe një kupë dhe një kampionat me Genkun. Me Genkun ka fituar kampionat edhe Ervin Fakaj, ndërkohë që Ilir Çaushllari ka fituar Kupën e Belgjikës.

BULLGARI – Dy emra të shquar të futbollit tonë kanë fituar në atë vend: Alban Bushi dhe Altin Haxhi, që të dy me të njëjtin ekip, Liteksin e Loveçit, po Bushi e ka fituar dy herë kampionatin (1998, 1999), ndërsa Haxhi vetëm një herë (1999).

SLLOVENI – Në kampionatin slloven janë aktivizuar shumë lojtarë dhe të shumtë janë ata që kanë fituar. Sulmuesi beratas, Kliton Bozgo, ka fituar tre tituj kampionë, dy me Mariborin dhe një me Olimpija Ljubljanën; Viktor Paço dy me Mariborin; Geri Çipi dy me Mariborin, Edmond Dosti me Olimpija Ljubljanën dhe Mehmet Dragusha dy herë me Mariborin. Sulmuesi beratas Klodian Arbëri ka fituar kampionatin me Mariborin. Kupën e kanë fituar Kliton Bozgo (dy herë), Viktor Paço, Mehmet Dragusha.

KROACI – Ish-sulmuesi i Dinamos dhe i Kombëtares, Eduard Abazi, e fitoi kampionatin me Hajdukun e Splitit (1991-1992), ndërsa Erion Rizvanolli me NK Zagreb (2001-2002).

SKOCI – Rudi Vata mund të krenohet se, është lojtari i vetëm shqiptar që ka fituar një trofe në Skoci, pikërisht me Sëlltikun e Gllazgout, kur fitoi kupën në sezonin 1994-1995. Në Norvegji ka fituar Kupën, Jahmir Hyka me Rozenborgun (2006), ndërsa portieri Etrit Berisha ka fituar kampionatin e Suedisë me Kalmarin (2008).

QIPRO – Nuk mungojnë fituesit as në “Ishullin e Afërditës”, si në kampionat ashtu dhe në kupë. Ajran Beqaj është fitues me Anorthosis, në të dyja kompeticionet dhe po kështu Altin Haxhi me Apoel Nikosian. Klodian Duro fitoi Kupën e Qipros me Apollon Limasolin, ndërsa Isli Hidi kampionatin me AEl Limasolin.

IRAN – Sulmuesi shkodran Xhevair Sukaj fitoi sezonin 2011-2012 titullin kampion me Sepahanin, por më parë në një vend të Lindjes së Mesme e kishte fituar kampionatin ish-mbrojtësi i Vllaznisë, Hysen Zmijanin, me Al-Nasr Riad të Arabisë Saudite, në sezonin 1994-1995.

AUSTRALI

Në vendin e kangurëve, Auastrali, është padyshim Besart Berisha ylli i kampionatit, me dy tituj me Brisbejn Roarin (2011-2012) dhe dje kosovari fitoi atë të edicionit 2013-2014.

Fituesit e kampionateve

1940/41 Sllave Llambi “Bologna” (Itali)

1941/42 Naim Krieziu “Roma” (Itali)

1990/91 Roland Agalliu “Universitatea Kraiova” (Rumani)

1991/92 Sulejman Demollari “Dinamo Bukureshti” (Rumani)

1991/92 Perlat Musta “Dinamo Bukureshti” (Rumani)

1991/92 Eduart Abazi “Hajduk Split” (Kroaci)

1994/95 Hysen Zmijani “Al-Nassr Riyadh” (Arabia Saudite)

1994/95 Edmond Dosti “Olimpija Ljubljana” (Slloveni)

1994/95 Kliton Bozgo “Olimpija Ljubljana” (Slloveni)

1996/97 Fotaq Strakosha “Olympiakos” (Greqi)

1996/97 Viktor Paço “ Maribor” (Slloveni)

1997/98 Alban Bushi “Liteks Loveç” (Bullgari)

1997/98 Viktor Paço “Maribor” (Slloveni)

1998/99 Alban Bushi “Liteks Loveç” (Bullgari)

1998/99 Altin Haxhi “Liteks Loveç” (Bullgari)

1998/99 Kliton Bozgo “Maribor” (Slloveni)

1998/99 Geri Çipi “ Maribor” (Slloveni)

1998/99 Mehmet Dragusha “Maribor” (Slloveni)

1998/99 Besnik Hasi “Genk” (Belgjikë)

1999/00 Kliton Bozgo “Maribor” (Slloveni)

1999/00 Geri Çipi, “Maribor” (Slloveni)

1999/00 Mehmet Dragusha “Maribor” (Slloveni)

2000    Gentian Buzali “Toronto Croatia” (Kanada)

2000        Dritan Preçi “Toronto Croatia” (Kanada)

2000   Ervin Ryta “Toronto Croatia” (Kanada)

2000/01 Besnik Hasi “Anderleht” (Belgjikë)

2000/01 Klodian Arberi “Maribor” (Slloveni)

2000/01 Mehmet Dragusha “Maribor” (Slloveni)

2000/01 Albert Duro “Steaua Bucureshti” (Rumani)

2001/02 Erion Rizvanolli “Nk Zagreb” (Kroaci)

2000/01 Klodian Duro “Galatasaray” (Turqi)

2000/01 Ervin Fakaj “Genk” (Belgjikë)

2003/04 Besnik Hasi “Anderleht” (Belgjikë)

2005/06 Besnik Hasi “Anderlect” (Belgjikë)

2005/06 Suad Lici “Baku” (Azerbajxhan)

2006        Jahmir Hyka “Rosenborg” (Norvegji)

2007/08 Arjan Beqaj “Anorthosis” (Qipro)

2008    Etrit Berisha “Kalmar” (Suedi)

2008/09 Altin Haxhi “Apoel Nicosia” (Qipro)

2008/09 Altin Lisi “Tre Fiori” (San Marino)

2009/10 Altin Lisi “Tre Fiori” (San Marino)

2010/11 Altin Lisi “Tre Fiori” (San Marino)

2010/11 Gerhard Zenunaj “Tre Fiori” (San Marino)

2010/11 Donald Zenunaj “Tre Fiori” (San Marino)

2011/12 Besart Berisha “Brisbejn Roar” (Australi)

2011/12 Isli Hidi “Ael Limasol” (Qipro)

2011/12 Xhevahir Sukaj “Sepahan” (Iran)

2013/14 Besart Berisha “Brisbejn Roar” (Australi)

Fituesit e kupave

1941/42 Riza Lushta “Juventus”(Itali)

1990/91 Roland Agalliu “Universitatea Craiova” (Rumani)

1990/91 Eduard Abazaj “Hajduk Split” (Jugosllavi)

1993/94 Kliton Bozgo “Maribor” (Slloveni)

1994/95 Rudi Vata “Celtic Glasgoë” (Skoci)

1995/96 Kliton Bozgo “Olimpija Ljubljana” (Slloveni)

1996/97 Viktor Paço “Maribor” (Slloveni)

1997/98 Fotaq Strakosha “Panionios” (Greqi)

1997/98 Edvin Murati “Psg” (Francë)

1998/99 Kliton Bozgo “Maribor” (Slloveni)

1998/99 Mehmet Dragusha “Maribor” (Slloveni)

1998/99 Albert Duro “Steaua Bukureshti” (Rumani)

1998/99 Elton Ceno “Steaua Bukureshti” (Rumani)

1999/00 Besnik Hasi “Genk” (Belgjikë)

1999/00 Ilir Çaushllari “Genk” (Belgjikë)

2001    Rezart Trebicka “Ottava Uizards” (Kanada)

2001/02 Bledar Kola “Aek Athens” (Greqi)

2003    Eris Tafaj “London City” (Kanada)

2003    Gentian Dervishi “London City” (Kanada)

2003        Erald Popa “London City” (Kanada)

2003        Altin Ruci “London City” (Kanada)

2003    Ermal Murataj “London City” (Kanada)

2003    Gentian Buzali “London City” (Kanada)

2003/04 Lorik Cana “Psg” (Francë)

2006/07 Arjan Beqaj “Anorthosis” (Qipro)

2007/08 Altin Haxhi “Apoel Nicosia” (Qipro)

2008/09 Admir Teli “Karabakh” (Azerbajxhan)

2008/09 Ahmed Januzi “Vorskla” (Ukrainë)

2008/09 Debatik Curri “Vorskla” (Ukrainë)

2008/09 Armend Dallku “Vorskla” (Ukrainë)

2009/10 Altin Lisi “Tre Fiori” (San Marino)

2009/10 Klodian Duro “Apollon Limassol” (Qipro)

2010/11 Serxhio Abdurahmani “Aek Athens” (Greqi)

2010/11  Elvin Beqiri “Khazar Lankaran” (Azerbajxhan)

2011/12 Julian Aliaj “La Fiorita” (San Marino)

2012/13 Xhevahir Sukaj “Sepahan” (Iran)

2012/13 Ervin Bulku “Sepahan” (Iran)

2012/13 Lorik Cana “Lacio” (Itali)

2012/13 Thoma Strakosha “Lacio (Itali)

2013/14 Armando Sadiku “Zyrih” (Zvicër)

2013/14 Burim Kukeli “Zyrih” (Zvicër)