Shqipëria renditet e 22-ta në botë!

474
Shqipëria e mrekullisë në futboll ka prekur historinë. Rezultati i dhënë në tavolinë me Serbinë ka bërë që kombëtarja jonë të fluturojë në renditjen e muajit gusht të FIFA. Kuqezinjtë e drejtuar nga De Biazi kanë fituar plot 14 vende dhe tashmë janë mes 22 skuadrave më të mira në botë. Ekipi ynë në renditje lë pas skuadra të mëdha mes të cilave dhe dy ekipet e grupit tonë Francën dhe Danimarkën. Muajin e shkuar Shqipëri gjithashtu pati rritje në renditje dhe u pozicionua e 36. Tashmë duket se me rezultatet në fushatën eliminatore të kampionatit europian Shqipëria duket se po merr edhe kënaqësi historike duke u ngritur gati në majën e renditjes së FIFA. Në grupin I Shqipëria renditet e dyta së bashku me Danimarkën me nga 10 pikë por kuqezinjtë me një ndeshje më pak.
Sigal