Shqipëria pranë ëndrrës numër 2, favorite në Grupin 1

907
Nga Agron KAJA
LIGA E KOMBEVE/ Është hedhur dje në Lozanë të Zvicrës shorti për fazën e grupeve të kompeticionit më të ri në futbollin evropian
NË GRUPE KA PËRBALLJE TË MËDHA
Për Kombëtaren e Shqipërisë, kualifikimi në “Euro 2016” mbetet maja më e lartë e arritjeve të futbollit shqiptar, ndërkohë që pjesëmarrja në fazën finale të këtij eventi do të jetë edhe në të ardhmen një objektiv për Kombëtaren shqiptare. Ndërkohë që UEFA ka ndërtuar një tjetër sistem, prej të cilit mund të arrihet një biletë për në fazën finale të Evropianit, tashmë e quajtur Liga e Kombeve. Dhe dje ky kompeticion ka marrë jetë në letër, pasi u hodh shorti në Lozanë të Zvicrës, për të katërta Ligat: A, B, C dhe D. Në të gjitha grupet e këtyre ligave u përcaktuan përballje të forta, ku më shumë tërheqin skuadrat e mëdha, të cilat ishin të pozicionuara në Ligën A, dhe më pas ato në Ligën B, C dhe D. Kështu, në Grupin 1 të Ligës A, të gjitha sfidat do të jenë interesante mes Gjermanisë, Francës dhe Holandës. Shqipëria merr pjesë në Ligën C, ku në Grupin 1, i vetmi në këtë ligë me tre skuadra, do të jetë përballë Skocisë e Izraelit, një grup që për Kombëtaren tonë duket favorit për kualifikim. Shqipëria do të luajë 4 ndeshje: dy në transfertë në Skoci e Izrael, si dhe ndeshjet në fushën tonë me po këta rivalë. Edhe Kombëtarja e Kosovës u shortua dje në Ligën D, dhe ajo do të jetë pjesë në Grupin 3, së bashku me Azerbajxhanin, Maltën dhe Ishujt Faroe. 
KOMPETICIONI LIGA E KOMBEVE
Ky kompeticion vihet në funskion për herë të parë në futbollin e kontinentit tonë, dhe ai është një rrugë e dytë për arritjen e Evropianit, krahas kualifikueseve tradicionale të vendeve europiane. Këtë herë bëhet fjalë për katër bileta që ofron Liga e Kombeve për skuadrat evropiane, një kompeticion që zëvendëson më së shumti miqësoret dhe u lejon skuadrave kombëtare të përballen me skuadra të të njëjtit nivel, në bazë të renditjes së përgjithshme.
Fituesja e secilës Ligë kualifikohet për në Evropianin 2020. Nëse ndonjë nga skuadrat e ka siguruar kualifikimin nga eliminatoret tradicionale, atëherë shkon skuadra e radhës nga faza “Play Off”.

FUNKSIONIMI I LIGAVE
Të gjitha skuadrat luajnë me njëra-tjetrën brenda dhe jashtë fushe, me katër fituesit e grupit të Ligës A që kualifikohen në Finalet e Ligës së Kombeve në qershor 2019, të cilat diskutojnë gjysmëfinalet, ndeshjen e vendit të tretë, dhe finalen. Fitueset e grupit në Ligën B, C dhe D kualifikohen një Ligë më lart për edicionin e radhës, ndërsa ato që renditet në fund të grupeve, në Ligat A, B dhe C do të rrëzohen. Sezoni i ardhshëm është 2020-2021.

LIGA ME KUALIFIKUESET E “EURO 2020”
Nga kualifikueset tradicionale, në dhjetë grupe do të ketë 20 skuadra finaliste në “Euro 2020”. Nëse më parë kishte skuadra që luanin në fazën “Play-Off” për katër vende, tashmë këto vende i janë dhënë Ligës së Kombeve. Në secilën prej 4 ligave formohen grupet, dhe fituesja e secilit grup luan “Final 4” (faza gjysmëfinale), dhe ekipi që triumfon në secilën Ligë siguron kualifikimin në Evropian. Nëse kjo skuadër e ka siguruar kualifikimin nga eliminatoret tradicionale (është renditur në dy vendet e para të kualifikueseve), atëherë biletën për në Evropian e merr vendi me renditjen më të lartë në UEFA nga kjo Ligë.

NDESHJE QË DO TË LUHEN
Pas shortit që u hodh dje, UEFA saktësoi të 138 përballjet e Ligës së Kombeve, me datat, oraret dhe stadiumet ku do të luhen. Për Ligat A dhe B, të cilat do të kenë grupe me tri skuadra, pra, vetëm katër ndeshje secila, atëherë në datat e tjera do të kenë mundësinë që të bëjnë ndeshje miqësore.
LIGA A

GRUPI 1
Gjermani
Francë
Holanda
GRUPI 2
Belgjikë
Zvicra
Islanda
GRUPI 3
Portugali
Italia
Poloni
GRUPI 4 
Spanja
Angli
Kroaci
LIGA B

GRUPI 1
Sllovaki
Ukrainë
Çeki

GRUPI 2
Rusi
Suedi
Turqi

GRUPI 3 
Austria
Bosnjë H.
Irlandë e V.
GRUPI 4
Uellsi
Irlanda
Danimarka
LIGA C

GRUPI 1
Skoci
Shqipëria
Izraeli
GRUPI 2 
Hungaria
Greqia
Finlanda
Estonia
GRUPI 3 
Sllovenia
Norvegjia
Bullgari
Qipro
GRUPI 4
Rumani
Serbia
Mali i Zi
Lituania
LIGA D

GRUPI 1
Gjeorgji
Letoni
Kazakistan
Andora
GRUPI 2
Bjellorusi
Luksemburgu
Moldavia
San Marino
GRUPI 3
Azerbajxhan
Ishujt Faroe
Malta
Kosova
GRUPI 4
Maqedoni
Armeni
Lihtenshtejn
Gjibraltar
Sigal