Shqipëria nis sulmin për Januzajn

88

FSHF-ja: “Jemi të gatshëm të pranojmë gjithçka, vetëm që Januzaj të bëhet pjesë e Kombëtares”

Federata Shqiptare nisi sulmin për të siguruar shërbimet e yllit të Mançester Junaitid, Adnan Januzajn, i kërkuar edhe nga Belgjika, Kroacia, Anglia dhe Turqia. Pëmes nëj komunikate zyrtare, “qeveria” e futbollit shqiptar bëri publike edhe strategjinë e sja për të rekrutuar kosovarin 18-vjeçar,  i cili është shndërruar në një nga yjet e rinj të “Djajve të Kuq” dhe të Premier Ligës angleze. “Ashtu si në çdo rast, ndjeshmëria e Federatës Shqiptare të Futbollit rreth talenteve shqiptare të këtij sporti magjik, ka qenë prezent edhe për çështjen e Adnand Januzajt. Qëndrimi publik për futbollistin shqiptar te Mançester Junaitid është endur mes kërkesave e ofertave, pranimeve dhe refuzimeve, diku mediatike, rrallëherë konkrete e më në fund gati të paqarta”, – thuhej në deklaratën e FSHF-së. “Ne mes te dy ‘brigjeve’ , talentit Januzaj dhe atyre që e kërkojnë atë, janë vendosur barriera psikologjike me baze nacionaliste, origjine dhe të kaluarës së tij familjare. Pikërisht këtu kanë nisur edhe diskutimet e mëdha me prova të vogla, të cilat ndonjëherë kapërcejnë edhe kufijtë e etikës së qytetarisë së vërtetë”. Sipas saj, Federata Shqiptare e Futbollit nuk dëshiron të merret me shpjegime anësore të çështjes, sepse qartazi ato kanë shkaktuar dhe vazhdojnë të krijojnë keqkuptime që nuk i shërbejnë qëllimit. “Ne jemi të gatshëm të pranojmë gjithçka, vetëm që i talentuari Januzaj të bëhet pjesë e Kombëtares tonë dhe të kontribuoje në të ardhmen për futbollin shqiptar. Federata Shqiptare e Futbollit deklaron zyrtarisht së, siç është vepruar edhe më parë me futbollistët që sot janë pjesë e Kombëtares do të vijojë punën pa asnjë ndikim, mëdyshje apo hezitim qe Adnand Januzaj të vishet kuqezi për të nderuar veten, familjen dhe flamurin e të parëve të tij”, – përfundon deklarata  FSHF-së.

Edgar Çani “kërcënon” me bojkotim

 Nuk u thirr në dy ndeshjet e fundit të Kombëtares për eliminatoret e Botërorit, ato me Zvicrën (1-2) dhe Qipron (0-0), dhe Edgar Çani paralajmëron Federatën Shqiptare të Futbollit me bojkotimin e kuqezinjve. Në fakt, “kërcënimi” është bërë publik në një prej faqeve të shumta me emrin e sulmuesit kuqezi në rrjetin social “Facebook”, por që nuk dihet nëse ajo administrohet nga sulmuesi, autori i katër golave me fanellën e Kombëtares. “FSHF po thërret Besart Berishën, Bekm Balajn dhe Hamdi Salihin, kështu që nuk kanë nevojë për mua, por dhe unë do ta shoh qëndrimin tim”, thuhej në statusin e lojtarit (gjithmonë nëse faqja është e tij). Sulmuesi i Karpit në Serinë B ka qenë jashtë forme në dy ndeshjet tejet të rëndësishme me Slloveninë dhe Islandën, të humbur respektivisht 1-0 dhe 2-1, çka e detyroi edhe trajnerin De Biazi të mos ta grumbullonte për sfidat kundër Zvicrës dhe Qipros.

U-17, Shqipëria humbet me Rumaninë

Shqipëria U-17 humbi 1-0 me Rumaninë e asaj moshe në ndeshjeve e zhvillua dje në Koçë dhe të vlefshme, për eliminatoret e Europianit 2015. Golin e vetëm të takimit e shënoi Ivan në minutën e 48-të. Në ndeshjen tjetër të po këtij grupi, por të luajtur në Pogradec, Bjellorusia mundi 1-0 Finlandën (Vasiljev 67’). Të dielën, Shqipëria e drejtuar nga  boshnjaku Xhemal Mustedanagiç do të luajë me Bjellorusinë, ndërsa i mbyll eliminatoret me Finlandën.

Ndeshjet

Dje, 18.10.2013

Bjellorusi-Finlandë 1-0

Rumani-Shqipëri 1-0

21.10.2013

Finlandë-Rumani 14:30

Bjellorusi-Shqipëri 18:00

23.10.2013

Rumani-Bjellorusi 14:30

Shqipëri-Finlandë 14:30

Shensoj: “Firmos fitoren e parë me Kukësin”

 Trajneri i Kukësit, Naxhi Shensoi, është i bindur se të dielën skuadra e tim nuk do ta humbasë rastin për të marrë fitoren ndaj Besës së vendit të fundit. Kosovari me banim në Turqi nuk arriti suksesin e plotë në barazimin me Bylisin, ish-skuadra që e bëri atë të njohur në Shqipëri.  Tani Shensoi, në ndeshjen e tij të dytë në stolin kuksian beson se ka ardhur momenti për të shijuar suksesin e parë.  “Në ndeshjen me Besën na nevojitet një fitore për rikthimin e vetëbesimit të skuadrës. Më pas gjithçka do të jetë më e lehtë për ekipin”, – tha Shensoi për “Telegraf”. Besa është duke bërë një sezon shumë të dobët, me vetëm një fitore në shtatë javë dhe vetëm katër pikë të grumbulluara. Por, a janë kavajasit një kundërshtar i lehtë për Kukësin, skuadrën që këtë sezon bëri histori me kalimin e tre tureve eliminatore në Ligën e Europës. “Në letër ashtu duket, – tha Shensoi, – por të mos harrojmë se dhe ne kemi ndonjë problem në skuadër. Pak lodhje fizike dhe psikologjike prej paraqitjeve të suksesshme në Ligën e Europës,  që e shoqëruar edhe me pak vetëkënaqësi na ka bërë që të mos kemi startuar si duhet në kampionat”. Gjithsesi,  të dielën Kukësi i ka të gjitha shanset për të fituar ndaj Besës, edhe pse ndeshja do të luhet në fushë asnjanëse për shkak të pezullimit të zhvillimi të takimeve në stadiumin “Zeqir Ymeri”. Pas javës së 7-të, Kukësi renditet në vendin e 8-të me 8 pikë, 7 më pak se Skënderbeu dhe Teuta që kryesojnë kampionatin. Madje Armando Cungu u bë i pari trajner i Superligës që është shkarkuar në këto shtatë javë të luajtura.

Në Korçë do të përballen midis tyre dy skuadrat që kryesojnë kampionatin me pikë të barabarta

 Skënderbeu-Teuta, beteja për kreun

 Sfida e sotme midis Skënderbeu dhe Teutës në Korçë do të jetë edhe kryendeshja e javës së 8-të të Kategorisë Superiore. Të dy skuadrat kryesojnë kampionatin me pikë të barabarta, nga 15, kështu që sot mund të kemi edhe veçimin e njërës prej tyre, apo dhe bashkëgarimin në rast se ndeshja përfundon në barazim. Të dyja skuadrat kanë sulmin më të mirë në kampionat, pasi kanë shënuar nga 15 gola secila (dhe pësuar po nga 7 gola). Pas një fillimi jo të mirë, Skënderbeu, që kërkon të fitojë titullin e katërt radhazi dhe të pestin në historinë e klubit, tashmë e ka marrë veten dhe i ka fituar katër ndeshjet e fundit. Teuta, nga ana e saj ka bërë një sezon shumë të mirë, pavarësisht se ka një miks lojtarësh veteranë dhe të rinj ambiciozë. Durrsakët kanë në gjirin e tyre golashënuesin më të mirë aktual të kampionatit, Daniel Xhafajn, me vlonjatin që para dy sezonesh ishte pjesë e Skënderbeut. Por, nëse Skënderbeu ka humbur dy ndeshje (ato me Flamurtarin dhe Kukësin), Teuta nuk e njeh humbjen në këto shtatë javë. Durrsakët janë treguar një ekip transfertë, kështu që ndeshja në “Skënderbeu” pritet të dhurojë emocione. Sezonin e kaluar, ndeshja në Korçë u mbyll në barazim pa gola (30 mars 2013, ndërsa ajo në “Niko Dovana” u fitua nga Skënderbeu me rezultatin e e pastër 2-0 (21 tetor 2012). Në 25 ndeshjet e fundit mids tyre, Skënderbeu ka fituar 9 takime; Teuta 7 dhe 8 takime janë mbyllur në barazim.

  Laçi thellon krizën e Flamurtarit

 Flamurtari mori një tjetër goditje me Laçin, teksa kuqezinjtë e Ernest Gjokës humbën 1-0 në ndeshjen hapëse të javës së 8-të të Kategorisë Superiore.

Fatin e ndeshjes e vendosi shkodrani Valdano Nimani, i futur si zëvendësues i Tanushit në pjesën e parë. Ishte minuta e 69-të, kur partneri i Mladen Bërkiçit në repartin ofensiv të bardhezinjve konkretizoi në portën vlonjate rastet e shumta të skuadrës vendëse. Reagimi i pritshëm i Fkamurtarit nuk mungoi në kërkim të një barazimi të mundshëm, por pozicionimi me forca të shumta para Bakajt e bëri të pamundur misionin e vlonjatëve. Kësisoj, fitorja minimale dhe mjaft e mundimshme e Laçit ka shtuar tri pikë të tjera në llogarinë e kësaj skuadre, duke e mbajtur në pozita komode në klasifikim (vendi i katërt për momentin, me 13 pikë).  Pa Erjon Vucajn dhe Olsi Teqjen, të dëmtuar, Laçi e ndiente veten disi ngushtë, ngaqë kishte si objektiv vetëm fitoren në sfidën ndaj Flamurtarit. Krahas Vucajt, tekniku Stavri Nica nuk kishte në dispozicion edhe mesfushorin shkatërrues, Olsi Teqja, i cili vazhdon të jetë i dëmtuar në kavilje.

Në tetë takime bardhezinjtë, kanë shënuar vetëm 5 gola, ndërsa kanë pësuar 6 të tillë. Flamurtari tregoi se kishte udhëtuar drejt Laçit për të mos humbur, edhe pse për trajnerin Ernest Gjoka kjo ndeshje cilësohej shumë e vështirë.

Vendos goli i Valdano Nimanit. Vlonjatët pësuan humbjen e radhës, duke rrezikuar seriozisht sezonin.

 KATEGORIA E SUPERIORE

JAVA 8

Dje,18.10.2013

Laçi-Flamurtari     1-0

Shënues: Nimani 69’

Sot, 19.10.2013

Lushnja-Partizani 14:00

Skënderbeu-Teuta  17:00

Nesër, 20.10.2013

Kukësi-Besa          14:00

Vllaznia-Kastrioti  14:00

Tirana-Bylis          14:00

RENDITJA

1        Skënderbeu  7        +5      15

2        Teuta           7        +5      15

3        Partizani      7        +4      14

4        Laçi             8        -1       13

5        Vllaznia       7        +4      10

6        Bylis            7        +2      9

7        Kastrioti      7        -1       9

8        Kukësi         7        -2       8

9        Lushnja       7        -3       8

10      Tirana         7        -5       7

11      Flamurtari   8        -3       5

12      Besa            7        -5       4

– Flamurtarit i janë zbritur 3 pikë nga Komisioni i Disiplinës