Shqipëria nga sot mbetet pa trajner, Xhani De Biazi jep dorëheqjen

494
Trajneri Xhani De Biazi ka dhënë sot dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares shqiptare të futbollit. Pas njoftimit të djeshëm se nuk do të rinovonte kontratën në fund të edicionit, sot italiani ka dalë në një konferencë për shtyp bashkë me presidentin e FSHF-së, Armand Duka, duke bërë me dije mbylljen e bashkëpunimit që në këtë moment.
“Që nga dita sotme nuk jam më trajner i Kombëtares Shqiptare. Dëshiroj të theksoj se që nga dita e sotme do të largohem nga drejtimi skuadrës përfaqësuese duke mos pasur një ekip me të cilin të punoj. Po largohem me shumë vështirësi, por i vetëdijshëm që cikli im në këtë grup ka mbaruar.

Falënderoj të gjithë ata që bashkëpunuan në rritjen dhe zhvillim e projektit të Shqipërisë që na çoi në rangun e 22 të FIFA-s”, tha De Biazi para gazetarëve.
Sigal