Shqipëria mund Austrinë

595
Sigal

Kombëtarja e femrave në volejboll fitoi 3-1 ndaj Austrisë në ndeshjen e dytë të Grupit A, e vlefshme për Ligën e Europës.
Edhe pse vajzat kuqezi humbën një set, ato treguan superioritet dhe e merituan fitoren.
Suksesi e ngjit kombëtaren shqiptare në vendin e dytë në grup, me pikë të barabarta me Bjellorusinë.
Një fitore e mundshme e fut në garë për kualifikim Shqipërinë edhe pse ka ende 4 ndeshje për t’u luajtur në fazën e grupeve.