Shqipëria luan edhe miqësoren jashtë, zyrtarizohet ora dhe vendi i ndeshjes me Luksemburgun

545
Shqipëria luan në muajin qershor një ndeshje shumë të rëndësishme në kualifikueset e Botërorit 2018, kundër Izraelit në transfertë. Trajneri De Biazi ka zgjedhur që të përgatitë këtë sfidë jo vetëm me një grumbullim të gjatë, por edhe duke siguruar një miqësore para duelit, që do të luhet ndaj Luksemburgut.
Dy Federatat kishin gjetur prej kohësh gjuhën e përbashkët për zhvillimin e ndeshjes më datë 4 qershor, por vetëm në javën e fundit janë konfirmuar edhe vendi dhe ora e këtij takimi miqësor. Sipas njofitmit të Federatës së Luksemburgut, ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Zhozi Bartel” të Luksemburgut, në orën 19:00.

FSHF po detajon planin që përfaqësuesja shqiptare të mblidhet për pak ditë në vendin tonë, para se të udhëtojë drejt Luksemburgut për këtë sfidë. Pas ndeshjes, ajo nuk parashikohet të kthehet përsëri në Shqipëri, por të udhëtojë drejt Turqisë ku do të përgatitet deri në udhëtimin drejt Izraelit për ndeshjen e 11 qershorit
Sigal