Shqipëria kualifikohet në Euro 2016, festime në kryeqytet

448
Pavarësisht shiut të madh që ka pushtuar vendin, me qindra tifozë të kombëtares kanë dalë në rrugët e kryeqytetit për të festuar. Mësohet se jo vetëm në Tiranë, por në të gjitha qytetet e Shqipërisë, por edhe në Kosovë, Maqedoni dhe në të gjitha shtetet ku ata jetojnë kanë nisur festimet. Shqipëria fitoi 0-3 në Armeni ndeshjen e fundit në grup, duke siguruar pjesëmarrjen direkte në EURO 2016 pa pasur nevojë të zhvillojë ndeshje në play off. Këtë gjë tashmë duhet ta bëjë Danimarka që renditet e treta, ndërsa Portugalia është në vendin e parë në grup. 
Sigal