Shqipëria kalon në avantazh në Moldavi, super gol i Cikalleshit

492
Sigal

Humbja ndaj Turqisë i dha goditjen e fundit shpresave të fundit të kombëtares sonë për kualifikim për në Europianin e vitit 2020. Gjithsesi trajneri Reja, duke filluar nga transferta e sotme ndaj Moldavisë do të përpiqet që të ndërtojë një ekip konkurrues për të ardhmen.

MOLDAVI-SHQIPËRI 0-1

22’ GOOL Sokol Cikalleshi më në fund arrin që të gjejë rrugën e rrjetës. Sulmuesi kavajas rrotullohet mjaft mirë në zonë

VIDEO po ngarkohet ….

13’ Cikalleshi merr një tjetër në zonë, shmang daljen e portierit, por më pas humbet kontaktin me topin, që i shkon jashtë vijës anësore

8’ Trashi bën shpërthimin e parë në krahun e majtë, por harkimi i tij në zonë ndalohet nga një mbrojtës kundërshtar.

1’ Cikalleshi merr një top të bukur në zonë nga Keidi Bare, por arbitri akordon pozicion jashtë loje, edhe pse përsëritja lë dyshime

0’ Starton ndeshja me topin e parë të luajtur nga kuqezinjtë tanë

Moldavia: Koshelev, Reabciuk, Mudrac, Posmac, Graur, Ionita, Perpelita, Suvorov, Anton, Sidorenko, Cebotaru. Trajner: S. Altman

Shqipëria: Strakosha, Dermaku, Gjimshiti, Ismajli, Veseli, Trashi, Bare, Abrashi, Gjasula, Manaj, Çikalleshi. Trajner: E. Reja