Sigal

Përfaqësuesja shqiptare e ka nisur me fitore turneun më të ri të Uefa-s, ligën e kombeve. Kuqezinjtë e Panuçit kanë mundur me rezultatin 1-0 rivalët e Izraelit duke marrë 3 pikët e para në këtë kompeticion.

Goditja e fortë jashtë zone e mesfushorit Xhaka në minutën 55′ i mjaftoi kombëtares shqiptare për të fituar takimin dhe për tu ngjitur në krye të grupit 1 në ligën C. Shqipëria bëri një lojë të mirë në përgjithësi me disa raste shënimi. Për tu theksuar janë disa gabime të mbrojtes sonë që vunë jo pak herë në vështirësi portën e Strakoshës.

Në ndeshjen e ardhshme kombëtarja jonë do të luajë përballë Skociës në datën 10 shtator.