Shqipëria e mund Turqinë me 10 lojtarë, Sadiku dhe Grezda ‘bomberat’ e Antalya-s

572
Sigal

Shqipëria ka fituar miqësoren kundër Turqisë në Antalya me rezultatin 2-3 me futbollistët të cilët i ka dhënë mesazhe pozitive teknikut Panucci për të ardhmen e Kombëtares. Ashtu siç pritej në këtë takim kanë debutuar 2 prurjet më të reja edhe pse jo nga minuta e parë, Kamer Qaka dhe Astrit Ajdareviç.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 24-ër me Armando sadikun që konkretizoi një shpërthim mjaft të bukur të Roshit nga krahu i djathtë. Edhe goli i dytë do vinte nga kombinimi Roshi-Sadiku, me bomberin që nuk fali me kokë.

Pak minuta para fundit të pjesës së parë Ledian Memushaj merr kartonin e dytë të verdhë duke lënë ekipin me 10 futbollistë. Sapo nis pjesa e dytë vendasit shkurtojnë diferencën dhe rrezikojnë pa ndërprerje portën e Berishës. Megjithëse pritej goli i brazimit, Eros Grezda realizon të parin me ekipin Kombëtar dhe të tretin për këtë ndeshje.

Edhe një herë avantazhi i dyfishtë nuk do të zgjaste shumë. Në minutën e 60-të, 5 pas golit të Grezdas, vendasit shkurtojnë diferencat me Akbar. Më pas vijnë zëvendësimet e shumta nga të dy teknikët dhe Turqia edhe pse me një lojtar më shumë në fushë nuk arriti të barazonte shifrat.

Një miqësore për Panucci-n që përveç 3 pikëve merr edhe sinjale pozitive nga futbollistët.

Minutë pas minute

90+1′ Ugur provon me një gjuajtje nga distanca, topi përfundon jashtë kuadratit.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

86′ Largohet Sabjen Lilaj, në fushë Andi Lila.

81′ Eros Grezda largohet nga fusha e lojës i dëmtuar, vendin e tij e ze Ajdareviç.

78′ Xhaka provon nga goditja e dënimit, topi përfundon mbi kuadrat.

77′ Ozan Tufan ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Grezdës shumë pranë hyrjes së zonës.

66′ Shqipëria kryen 3 zëvendësime, largohen Roshi, Lenjani dhe Sadiku në fushë Qaka, Aliji dhe Ajeti.

60′ Ekbaba realizon për Tuqinë në topin e parë që prek në fushë pas zëvendësimit


56′ Eros Grezda shënon golin e parë me Kombëtaren dhe i dhuron qetësinë ekipit pasi është me 10 lojtarë


47′ Under shkurton diferencën për vendasit

46’Fillon pjesa e dytë

45+1′ Përfundon pjesa e parë

42′ Ledian Memushaj ndeshkohet me karton të kuq. I dyti i verdhë pas një ndërhyrje me brryl
Memushaj-470x273
39′ Sadiku realizon serish pas një asisti të Roshit


32′ Ledian Memushaj ndëshkohet me karton të verdhë.

24′ Gol Sadiku. Nje depertim nga krahu shum i bukur i Odise Roshit dhe asisti në qender me bomberin që nuk fal


18′ Rast i rrezikshëm në portën e Shqipërisë. Tosun provon me një goditje të fuqishme brenda zonës, ndërhyn Etrit Berisha. Një pritje e shkëlqyer.

13′ Grezda tenton me një goditje, topi devijohet në goditje nga këndi për Shqipërinë.

12′ Provon edhe Çalhanoglu me të djathtën, topi përfundon jashtë kuadratit.

10′ Turqia provon të rrezikojë portën e Shqipërisë. Tosun lëshon një gjuajtje nga jashtë zonës, ndërhyn Berisha, i cili zotëron topin.

3′ Goditje dënimi për Shqipërinë në krahun e majtë shumë pranë zonës. Kuqezinjtë provojnë me një skemë por largojnë rrezikun mbrojtësit turq.

1′ Topin e parë e nis Shqipëria

Formacionet

Turqia: Babacan, Jardimci, Aziz, Sojuncu, Turan, Jukuslu, Ozjacup, Calhanoglu, Under, Karaman, Tosun

Trajner: M. Lucescu

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Mavraj, Veseli, Lenjani, Lilaj, Xhaka, Memushaj, Roshi, Grezda, Sadiku

Trajner: C. Panucci