Shqipëria betohet për fitore me Armeninë, harrohet humbja me Serbinë

533
Me mungesat e Agollit dhe Lilës me 99% ekipi kombëtar i futbollit i është rikthyer stërvitjes në Durrës pas humbjes me Serbinë mes zhgënjimit dhe shpresës për një fitore në Armeni që do të kualifikonte Shqipërinë në Europianin e Francës. Lila u është nënshtruar analizave mjekësore dhe sot pritet që të vendoset nëse do të jetë apo jo në Armeni, ndërsa Agolli mungon për shkak kartonësh. Pjesa tjetër e ekipit ka qenë në gjendje të mirë fizike, por jo psikologjike, pasi nuk e kanë marrë veten plotësisht pas humbjes shokuese në Elbasan përballë Serbisë. Megjithatë të gjithë janë të betuar për fitoren ndaj Armenisë për të korrigjuar gabimet e fundit.
Drejtësia polake
Finalen e grupit I mes Armenisë dhe Shqipërisë më 11 tetor do ta drejtojë 34-vjeçari Szymon Marciniak. Edhe ndihmësit e tij do të jenë nga Polonia. Pawel Sokolnicki dhe Tomasz Listkiewicz plotësojnë treshen e gjyqtarëve, ndërsa gjyqtar i katërt është caktuar Radoslaw Siejka. 
Mësim nga FSHF
Federata Shqiptare e Futbollit kërkon që të nxirret mësim nga humbja me Serbinë, ndërsa shprehet se organizimi ishe perfekt. Në një deklaratë për mediat thuhet se FSHF është borxhlije ndaj tifozëve të cilët kishin udhëtuar edhe mbi 1 mijë km për të ndjekur kuqezinjtë në stadium. “Na vjen keq, që nuk arritëm ti kënaqim edhe me rezultat dhe për këtë ju jemi borxhlinj. Por kjo, s’do të na bëjë që të ulim kokën. Përkundrazi. Nga humbja duhet të nxjerrim mësime, që në të ardhmen të jemi edhe më të fortë dhe efikasë”, thuhet në reagim. 
Tifozët të irrituar
“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama na paska falenderu për ndeshjen e mbrëmshme për sjelljen tonë. Nuk pranojmë falenderimin derisa na shtypni, na shkelni, na censuroni, na burgosni, përdhosni heronjtë kombëtar sikur me u lujtë ndeshja në Beograd.
Koha e maskarenjëve, por atdheu i shqiptarëve”shprehen tifozët kuqezinj në Facebook.
Nderi danez
Trajneri i Danimarkës Morten Olsen dhe mbrojtësi Daniel Agger, i luten Armenisë që të ndalë Shqipërinë në sfidën e së dielës. “Duhet të presim se cfarë do të ndodhë në ndeshje e fundit dhe të shohim nëse armenët do të na ndihmojnë. Përballja jonë me Francën nuk ansjë rëndësi. Jemi shumë të zhgënjyer për humbjen me Portugalinë, sidomos tani që kemi mësuar se Serbia ka fituar në Shqipëri”tha ai.
Sokol Kushta
“Mavraj i jep siguri jo vetëm mbrojtjes, por krejt ekipit. Loriku duhet të luajë një rol më të fortë dirigjues, duhet t’i mbledhë lojtarët në momente deçizive. Lideri aty duket. Jemi ndëshkuar nga një papjekuri totale e lojtarëve të kombëtares. Një “adoleshencë” e pakuptimtë”deklaroi ish-sulmuesi i njohur Kushta.
Sigal