Shqipëri-Serbi, Rama: Të tregojmë se Shqipëria është vendi i të ardhmes

554
Dy ditë para ndeshjes së kuq e zinjve në “Elbasan Arena” përballë kombëtares së Serbisë, shefi i qeverisë shqiptare ka përcjellë porositë për tifozët shqiptarë. Përmes një postimi në fb, Rama thekson se më i rëndësishëm se vetë rezultati në tapetin e gjelbërt, është fitorja e imazhit të Shqipërisë. Andaj, Kryeministri fton të gjithë sportëdashësit shqiptarë ti demostrojnë botës se Shqipëria është vendi i të ardhmes jo fushëbeteja e të shkuarës.

Statusi në fb
Kuqezinjtë përballë fqinjëve serbë të enjten 8 tetor ora 20.30 në Parkun e Kryeministrisë. Fitorja na çon direkt në Francë 2016. Barazimi është një tjetër hap drejt Europianit. Humbja lë gjithçka të hapur. Por mbi të gjitha, duhet të fitojë imazhi i Shqipërisë mikpritëse, dinjitoze, europiane, në një ndeshje futbolli ku e tërë bota perveç nesh, nuk do të shohë rezultatin e ndeshjes po mbarëvajtjen e takimit të kthimit në Shqipëri, një vit pas shpërthimit të dhunshëm në fushën e Beogradit. Prandaj le të nderojmë traditën shqiptare dhe ambicien europiane, duke dhënë një provë bindëse se ky është vendi i të ardhmes jo fushëbeteja e të shkuarës.
Sigal