Shqipëri-Serbi/ Policia e Elbasanit publikon masat për ndeshjen, ja rrugët e bllokuara

525
Policia e Elbasanit ka publikuar planin e masave qe ka marre për ditën e ndeshjes qe do te zhvillohet mes Shqipërisë dhe Serbisë, me 8Tetor, ne “Elbasan Arena”.
“Drejtoria e Policisë Qarkut Elbasan, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, për zhvillimin sa më normal të ndeshjes Shqipëri¬Serbi, e cila do të zhvillohet më datë 08.10.2015, në orën 20:45, në Stadiumin ElbasanArena”, thekson deklarata.
Sa me sipër , në orën 08:00, të datës 08.10.2015, ju bëjmë me dije se do të bllokohen disa segmente rrugore si dhe do të ndalohet qarkullimi i mjeteve në këto akse rrugore, konkretisht:
* Bulevardi “Qemal Stafa” që fillon nga Posta deri në dalje të unazës për në Librazhd
* Bulevardi “Aqif Pasha”, që fillon nga 1 Maji deri tek ish¬konservimi i vjetër
* Nga ish¬konservimi i vjetër deri tek Harullajt
* Nuk do të lejohet parkimi i mjeteve nga rrethrrotullimi i luleve deri tek rrethrrotullimi i Zaranikës.
* Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë
stadiumit.
* Nuk do të lejohet lëvizja dhe parkimi I mjeteve në dy Bulevardet Kryesorë
Sigal