Shqipëri-Serbi, 4 pallate mund të boshatisen para ndeshjes

530
Për sfidën e 8 tetorit, mes Shqipërisë dhe Serbisë, është bërë prej kohësh një plan i detajuar masash që të shmanget çdo incident i mundshëm. Në lidhje me shqetësimet e ngritura nga SHISH, mësohet se katër pallatet që janë përreth “Elbasan Arena”-s janë objekte nga ku mund të nisin incidente gjatë ndeshjes. Për shmangien e çdo rrezikshmërie të mundshme nga këto objekte, mund të vihen në zbatim dy plane: ose mbikëqyrja e rreptë e tyre përgjatë gjithë ditës deri në përfundim të takimit, ose të bëhet boshatisja e tyre disa orë përpara fillimit të ndeshjes. Bëhet me dije se ekspertë të antiterrorit dhe ata të SHISH-it kanë zbritur në terren për të programuar edhe plane të detajuara masash që do të vihen në zbatim përpara, përgjatë dhe pas ndeshjes. Kjo është diçka shqetësuese për shkak se banorët e këtyre pallateve në katet e larta kanë pamje nga stadiumi dhe në ndeshjet e shkuara të Kombëtares kanë hapur dyert për tifozë të ndryshëm që të mund të shohin ndeshjen. Kjo edhe kundrejt një pagese.
Sigal