Shqipëri-Serbi, 20 punonjës të policisë së Kosovës në Elbasan

480
Policia e Kosovës do të japë kontributin e saj në garantimin e sigurisë gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi. Në Elbasan kanë mbërritur 20 efektivë të policisë së Kosovës, të cilat do t’i vijnë në ndihmë Policisë Shqiptare. Policët nga Kosova do të ofrojnë shërbim pranë stadiumit “Elbasan Arena”, në pjesën ku do të ndodhet shumica e tifozëve nga Kosova. Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako ka falenderuar dy grupet e punonjësve të Policisë së Kosovës, të cilet kanë ardhur në ndihme të Policisë Shqiptare dhe janë planizuar në shërbim në stadium kryesisht tek tifozët nga Kosova dhe Plisat.
Sigal