Sigal

Nesër Shqipëria luan ndeshjen e tretë në grup në Ligën e Kombeve në fushën e Izraelit, ku i ndalohet të humbë. Trajneri Kristian Panuçi, pas miqësores me Jordaninë, ku kuqezinjtë nuk arritën të shënonin asnjë gol, e ka të qartë si do të luajë në këtë transfertë.

Në portë do të jetë Strakosha dhe përpara tij Hysaj, Gjimshiti, Mavraj dhe Binaku. Treshja e mesfushës do të përbëhet nga Basha, Memushaj dhe Xhaka. Në qendër të sulmit do të jetë Balaj, në të djathtë Grezda, ndërkohë që krahu i majtë është dilema e vetme e trajnerit italian për formacionin.

Për një vend luajnë Enis Gavazaj dhe Ermir Lenjani, të cilët kanë karakteristika të ndryshme. Gavazaj është më teknik dhe e mban topin afër, fiton më shumë faulle, kurse Lenjani ka më shumë përvojë me fanellën kuqezi dhe është më i shpejtë në kundërsulm. Mbetet për t’u parë cilin prej tyre do të zgjedhë trajneri Panuçi