Shqipëri 0-1 Gjeorgji, 1′ heshtje për Francën, tifozët braktisin kuqezinjtë

533
Ka nisur sonte në orën 20:00 në “Qemal Stafa” me një minutë heshtje në nderim të viktimave të masakrës së Francës ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, e cila do të jetë e fundit për epokën e stadiumit legjendar.
Sfida do të vlejë për të provuar lojtarët e rinj që tekniku ka grumbulluar, pasi nga veteranët disa janë larguar për t’u bashkuar me ekipet respektive, ndërsa një pjesë do të jenë në bankinë.
Përballë Gjeorgjisë pritet që të duket edhe forca kryesore e kuqezinjve, pasi miqësorja me Kosovën ishte vëllazërore dhe ishte më tepër festive për kualifikimin në Europian.
Formacionet zyrtare
Formacioni i Shqipërisë: Berisha, Lila, Lenjani, Agolli, Sadiku, Gashi, Lilaj, Xhaka, Ajeti, Veseli, Roshi; Trajner: Giovanni De Biasi
Formacioni i Gjeorgjisë: Revishvili, Lobzhanidze, Grigalava, Kashia, Amisulashvili, Kankava, Daushvili, Gelashvili, Qazaishvili, Chanturia, Navalovski.
Sigal