Shpresat, për pikën e parë në Hungari

58

U-21, nesër Hungari-Shqipëri Kuqezinjtë e Skënder Gegës kanë pësuar pesë humbje

Shqipëria U-21 do të luajë nesër (17:00) kundër Hungarisë, me synimin për të marrë pikët e para në eliminatoret e Kampionatit Europian 2015. Lojtaret e thirrur nga trajneri Skënder Gega u dhanë fund përgatitjeve në “rezidencën durrsake” të Kombëtares (në resortin “Tropikal”) dhe sot mbërrijnë në Budapest, ku në mbrëmje do të kryejnë edhe stërvitjen njohëse ne stadiumin “Jozsef Bozsik”. Me 5 humbje, Shqipëria U-21 mban vendin e fundit në grupin 4 që kryesohet nga Spanja, ndërsa Bosnje Hercegovina renditet një pozicion më lart me 6 pikë. Shpresat kanë humbur në të pesë ndeshjet që ajo ka zhvilluar në këto eliminatore, gjë që nuk ndodh prej shumë vitesh. Shpresat kanë humbur 2-1 me Hungarinë (në Durrës), 4-1 me Bosnjën (në Zenica), 1-0 me Austrinë (në Vlorë), 4-0 me Spanjën (në Logrono) dhe 1-0 me Bosnjën në Elbasan. I kemi humbur kështu, dy ndeshjet direkt me Bosnjën, që duhet pranuar se ka një nivel të lartë përsa u përket moshave. Pas ndeshjes me Hungarinë në Budapest, do të luajmë me kampionen e Europës, Spanjën në “Ruzhdi Bizhuta” të Elbasanit (18 nëntor), për ta mbyllur aventurën në këto eliminator dhe Austrinë në Vjenë (më 5 mars 2014). Pra, një “skenar i frikshëm”, pasi kemi dy ndeshje jashtë dhe të vetmin takim brenda e kemi me Spanjën. Kështu që, nuk është çudi që këto eliminatore t’i mbyllim me zero pikë.  Në takimin e parë të zhvilluar kundër Hungarisë në “Niko Dovana” të Durrësit, Kombëtarja U-21 shënoi e para me anë të Gjelbërim Taipit. Minuta e 27-të është me fat për Shqipërinë. Fabio Hoxha i vidhet mbrojtjes hungareze dhe përparon me topin deri në zonën kundërshtare, por aty pëson ndërhyrjen e gabuar të një mbrojtësi. Gjyqtari akordon penallti pa hezitim, që kthehet në gol nga Gjelbërim Taipi. Por gëzimi i golit nuk zgjat shumë, pasi vetëm tre minuta më pas, nga një gabim në rreshtim në mbrojtje përfiton Adorjan që barazon shifrat. Me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë, ndërsa në të dytën trajneri Gega bën dy zëvendësime, ku hedh në fushë Deliallisi për Kërçikut dhe Gino futet në vend të Bunjakut. Sfida është më e hapur tashmë, sepse të dyja skuadrat kërkojnë golin e epërsisë dhe të fitores. Hungarezët guxojnë më shumë, sidomos nga krahu i majtë, ndërsa tanët mundohen përmes topit të gjatë për të dalë te porta kundërshtare. Në minutën e 69-të, Vindecker mposht për herë të dytë portierin Menka me një gjuajtje të saktë nga distanca. Pas golit të dizavanatzhit, kuqezinjtë mundohen në minutat e mbetura për të barazuar, por nuk ja arrijnë qëllimit.

NDESHJA E PARË

El. Euro U-21

Shqipëri-Hungari 1-2

Shënues: Taipi 27’ (11-m) / Adorjan 30’, Ëindecker 69’

LOJTARËT E THIRRUR

 Aldo Teqja

Elvis Prençi

Harrallamb Qaqi

Amir Rrahmani

Imran Bunjaku

Arbnor Fejzullahu

Gjelbrim Taipi

Erolind Shala

Florin Bardulla

Arsid Kruja

Klodian Gjino

Vedat Murriqi

Vasil Shkurtaj

Idriz Batha

Eni Imami

Fabio Hoxha

Shkëlzen Caka

Dy vjet pa fitore, e fundit në shtator 2011

 Edhe pse trajneri Skënder Gega vlerësohet shumë në ambientet futbollistike për njohuritë e tij në trajning – ish-mbrojtësi i Partizanit dhe i Kombëtares ka drejtuar ekipe edhe në Shtetet e Bashkuara, atje ku jeton prej vitesh, ai nuk ka regjistruar asnjë fitore në dhjetë ndeshjet e tij me Shpresat: pesë për eliminatoret e Euro 2013 dhe pesë për eliminatoret e Euro 2015. Bilanci i tij është dy barazime: 2-2 me Portugalinë në Durrës dhe 0-0 me Rusinë në Moskë, si dhe tetë humbje: me Rusinë (1-0), Portugalinë (3-1), Moldavinë (2-1), Hungarinë (2-1), Bosnjën (4-1 dhe 1-0), Austrinë (1-0) dhe Spanjën (4-0). Edhe në tri ndeshjet e mbetura të këtij edicioni eliminator, ato ato me Hungarinë në Budapest (14 nëntor), Spanjën në Tiranë (18 nëntor) dhe Austrinë në Vjenë (më 5 mars 2014), vështirë se mund të arrihet fitorja. Për të gjetur se kur ka fituar për herë të fundit Kombëtarja U-21, duhet të rikthehesh dy vjet pas në kohë. Pikërisht, më 6 shtator 2011, kur Shpresat – atëherë të drejtuara nga i ndjeri Artan Bushati – fituan 4-3 me Moldavinë, një takim i zhvilluar ën Korçë. Pjesa e parë përfundoi pa gola. Ionita (55’) shënoi i pari për Moldavinë, ndërkohë që barazoi Sadiku (60’). Sërish Ionita (61’, me penallti) i dha avantazhin 2-1 moldavëvë, por barazoi Brahimi. Me dy gola të bukur brenda dy minutave: 79’ dhe 80’, të realizuar nga Telushi dhe Sadiku, Shqipëria kaloi në avantazh 4-2, teksa goli i Ginsarit (në të 89’) shërbeu sa për statistikë. Në minutën e 90-të, Platika i Moldavisë doli më karton të kuq. Rezultati i ndeshjes +7 krijoi shumë dyshime se ai ishte i fiksuar. Gjithsesi, nga ai takim dhe deri në ndeshjen e djeshme kundër Bosnjës, Shqipëria nuk ka realizuar asnjë fitore në 11 sfidat e zhvilluara, duke “shijuar” megjithatë dy barazime të mëdha: 2-2 me Portugalinë në Durrës dhe 0-0 me Rusinë në Moskë.

RENDITJA

1 Spanja        4    12

2 Austria       4    9

3 Hungaria      4    6

4 Bosnia        5    6

5 Shqipëria     5    0

EL.EURO 2015

NDESHJET E SHQIPËRISË U-21

07.06.2013, Durrës

Shqipëri-Hungari 1-2

11.06.2013, Zenica

Bosnjë-Shqipëri 4-1

14.08.2013, Vlorë

Shqipëri-Austri 0-1

09.09.2013, Logrono

Spanjë-Shqipëri 4-0

15.10.2013, Elbasan

Shqipëri-Bosnjë  0-1

14.11.2013, Budapest

Hungari-Shqipëri 14.11

18.11.2013, Elbasan

Shqipëri-Spanjë 18.11

05.03.2014, Vjenë

Austri-Shqipëri 05.03

 Euro U-19/ Greqi-Shqipëri 1-0. Helenët na ndëshkojnë në minutën e 87-të

 Fataliteti i minutave të fundit

 Edhe pse u mbrojt me një perde të hekurt gjatë gjithë ndeshjes, në të vetmin gabim që bëri mbrojtja jonë i dha mundësi Greqisë të shënojë golin fatal, pikërisht në minutën e 86-të me anë të Dimtris Popoviçit në ndeshjen hapëse të eliminatoreve të Kampionatit Europian, grupi 6. Ishte një dialog i gjatë midis sulmit të Greqisë dhe mbrojtjes sonë, teksa trajneri Foto Strakosha kishte ngritur një “mur” të pakalueshëm në gjysmëfushën tonë. Përpjekje të shumta të helenëve, çka e tregojnë dhe statistikat e ndeshjes: 16 goditje të Greqisë, kundrejt vetëm 2 të Shqipërisë, ndërkohë që në kuadrat grekët goditën 9 herë, ndërsa ne asnjë herë. Meritë në pësimin e vetëm një goli ka padyshim portieri Thoma Strakosha, djali i trajnerit Strakosha, i rritur dhe i formuar si futbollist në Greqi, dhe tashmë pjesë e Lacios, i cili e realizoi tetë pritje, disa prej tyre për një pakujdesi farë të vogël mund të ishin shndërruar në gola. Shumë pak përpjekje nga ana e Shqipërisë U-19, me një goditje këndi të fituar, kundrejt katër të Greqisë, pavarësisht se Shqipëria e pati më shumë në kontroll topin: 54%-46%. Ndeshja në “Gradski Stadion” të Loveçit (të skuadrës së Armando Vajushit dhe Jurgen Gjasulës) ishte shumë luftarake, teksa gjyqtari dha pesë kartonë të verdhë. Në ndeshjen tjetër të grupit tonë, Bullgari fitoi 2-1 me Sllovakinë. Të enjten, Shqipëria do të përballet me Sllovakinë, ndërsa Greqia do të luajë me Bullgarinë, vendin organizator të ndeshjeve të grupit tonë.

KUALIFIKIMET

GRUPI 6

Vendi pritës: Bullgaria

Skuadrat: Greqia, Sllovakia,

Shqipëria dhe Bullgaria

KALENDARI

Dje,

Sllovaki-Bullgari 1-2

Greqi-Shqipëri 1-0

14/11/2013

Greqi-Bullgari 14:00

Shqipëri-Sllovaki 17:00

17/11/2013

Sllovaki-Greqi 14:00

Bullgari-Shqipëri 14:00

RENDITJA

Bullgaria 1    3

Greqia     1    3

Sllovakia  1    0

Shqipëria  1    0