Shpëtim Gjika: “Një ndeshje që u përket të gjithë shqiptarëve”

42

Presidenti i Flamurtarit flet pas ndeshjes me Seviljen: “Shkruam një tjetër faqe të futbollit vlonjat”

Presidenti i Flamurtarit, njëherësh edhe Kryetari i Bashkisë së Vlorës, e cilësoi historike ndeshjen me spanjollët e Seviljes, një nga klubet më të njohura në Spanjë, e që merr pjesë në Primera Divizion. “Përtej kënaqësisë së ekipit të Flamurtarit, që organizoi dhe zhvilloi këtë miqësore, – tha zoti Gjika për gazetën “Telegraf”, – unë besoj se, ka qenë një eveniment, i cili mund t’u shërbente të gjithë shqiptarëve, qoftë nga pikëpamja e eventit, por dhe nga këndvështrimi sportiv. “Jam absolutisht i kënaqur, së pari, që ekipi i Flamurtarit u ballafaqua me një skuadër prestigjioze si Sevilja, do të mbetet në kujtesën e sportdashësve vlonjatë kjo ndeshje, pavarësisht rezultatit”. Në të kaluarën, Flamurtari ka luajtur katër ndeshje zyrtare me Barcelonë, madje duke fituar një ndeshje me gjigantët katalanas.

Zoti Gjika, pas Realit të Madridit që luajti me Gramozin, Sevilja është ekipi i dytë spanjoll që luan një ndeshje miqësore në Shqipëri. A është kjo një ëndërr e realizuar juaja për të sjellë në ekip të nivelit ndërkombëtar në Shqipëri?

Sigurisht, të luash kundër një ekipi spanjoll, dhe për më tepër si Sevilja, një ekip prestigjioz, pa dyshim që është një arritje. Unë shpresoj që, përtej kënaqësisë së ekipit të Flamurtarit, që organizoi dhe zhvilloi këtë miqësore, un besoj se, ka qenë një eveniment, i cili mund t’u shërbente të gjithë shqiptarëve, qoftë nga pikëpamja e eventit, por dhe nga këndvështrimi sportiv. Unë, përtej problemeve që patëm sot (dje), besoj që, ne ishim vetëm 140 kilometra larg një suksesi të garantuar.

Mungoi disi atmosfera sportive në “Qemal Stafa”, a mos ndoshta dhe për faktin se, vetëm dy ditë më parë luajti Kombëtarja shqiptare me Qipron?

Sigurisht që, atmosfera sportive do të ishte shumë më ndryshe në qytetin e Vlorës, por Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë dhe ky event nuk duhet të ishte vetëm për vlonjatët, por për të gjithë shqiptare. Në dëshironim të jepnim këtë impakt. E përsëris se, në Vlorë do të kishte një tjetër atmosferë, pse dhe jo dhe rezultati.

Tej miqësores, a jeni i kënaqur me lojën e skuadrës së Flamurtarit?

Ndaj të njëjtin mendim me presidentin e Seviljes që, dhe kur bëhet fjalë për ndeshje miqësore apo zyrtare, kënaqesh kur fiton. Edhe unë nuk kënaqem kur humbas. Por, duke ditur problemet që ka pasur ekipi i Flamurtarit, ardhja e trajnerit Hulian Rubio, për të cilin presidenti i Seviljes më garantoi se, nuk do ta kërkojë, them se Rubio ka bërë një punë të lavdërueshme. Unë kam parë brenda kësaj jave zhvillime dhe përmirësime të dukshme. Jam absolutisht i kënaqur, së pari, që ekipi i Flamurtarit u ballafaqua me një skuadër prestigjioze si Sevilja, do të mbetet në kujtesën e sportdashësve vlonjatë kjo ndeshje, pavarësisht rezultatit. Në aspektin teknik e gjej ekipin shumë të vendosur dhe të mobilizuar. Jep premisa për sukses. Dhe këtu një dorë ka dhe trajneri Hulian Rubio.

Zoti Gjika, a keni në program një kthim vizite të Flamurtarit në Sevilje?

Sigurisht, që do të ishte kënaqësi.

Hulian Rubio ka qenë në të kaluarën futbollist dhe më pas trajner i Seviljes. A krijoi ky fakt, një atmosferë më të ngrohtë midis dy klubeve?

Sigurisht, një figurë si Hulian Rubio, i cili ka luajtur dhe drejtuar te Sevilja ka qenë një garanci e mirë për të krijuar një atmosferë të tillë, që përveçse sportive, pati dhe miqësore. Rubio ishte një aktor dhe faktor kryesor i këtij evenimenti. Unë gjej rastin të falënderoj presidentin Nido, që ishte në Tiranë dhe shoqëroi ekipin e Seviljes, gjithë stafin dhe lojtarët e saj, por dhe kompaninë “Miami Beach” që mundësoi organizimin e kësaj ndeshjeje. Nuk mund të lë pa përfunduar dhe ekipin tim, që u ballafaqua me një realitet sportiv shumë më të zhvilluar. Edhe pse nuk fituan ndeshjen, fituan një eksperiencë më shumë.

 ______________________________________________________________________________________

HOZE MARIA DEL NIDO: “FALEMINDERIT FLAMURTARI PËR MIKPRITJEN”

Presidenti i Seviljas, Hoze Maria del Nido, e vlerësoi me nota pozitive paraqitjen e Flamurtarit, në miqësoren kundër skuadrës së tij, si dhe u shpreh për gazetën “Telegraf” i kënaqur nga mikpritja e homologut të vlonjat, kryetarit të Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika.

Sa i kënaqur jeni nga fitorja e Seviljes në “Qemal Stafa”?

Kur ekipi im luan një ndeshje, nuk ka rëndësi nëse ajo është miqësore, apo zyrtare, dëshiroj që ai të fitojë.

Pamë dy tablo të ndryshme të lojës gjatë dy pjesëve, një pjesë të parë jo të mirë dhe një të dytë shumë të mirë?

Po, është e vërtetë, që Flamurtari luajti më mirë në pjesën e parë dhe na përballoi duke e qarkulluar më shumë topin, ndërsa në pjesën e dytë zhvilluam një ndeshje më të mirë.

A patë ndonjë lojtar shqiptar, që mund ta merrni te Sevilja?

(Qesh). Po, por nuk dua ta them emrin.

Trajneri i Flamurtarit, Hulian Rubio, ka luajtur për Seviljen si lojtar dhe e ka drejtuat atë si trajner, cili është opinioni juaj për lojën e Flamurtarit?

Besoj se Flamurtari ishte një kundërshtar i denjë, duke parë dhe lojën që bëri. Ne kemi një ekip i kategorisë së parë në Spanjë, dhe të gjithë e panë se, deri në minutën e fundit, Flamurtari pati shanse për të barazuar ndeshjen. Ndihet dora e Hulianit në aq pak kohë që ka marrë ekipin.

Zoti president, kjo është një vizitë historike e Seviljes suaj në Shqipëri. Cila është përshtypja për vendin tonë?

Mund të them se, pashë një vend në zhvillim e sipër dhe besoj se, shumë shpejt do të dijë të punojë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.