Shpëtim Duro për “Telegraf”: Kam nënshkruar me Dritën e Kosovës

484
Sigal

Dje paradite, Shpëtim Duro deklaroi për gazetën “Telegraf” se udhëtoi drejt Gjilanit, pasi ka pranuar ofertën e drejtuesve të skuadrës Drita në Kosovë. Dhe pasdite, në faqen zyrtare të tij, klubi i Dritës e ka bërë publik akordin me Duron. “Mirë se vini profesor! Nga sot, në krye të shtabit teknik në skuadrën tonë do të jetë trajneri i mirënjohur Shpëtim Duro, një trajner i dëshmuar dhe shpresojmë që së bashku do t’i arrijmë objektivat tona. Na priftë e mbara!”, kështu shkruhej në njoftimin e klubit të Dritës. Në Superligën e Kosovës janë edhe Josa që drejton Prishtinën, si dhe Magani tek Trepça ’89.