Shpëtim Duro kërkon tifozët në stadium: Për fitore me Partizanin

109
Dje, trajneri i Flamurtarit Shpëtim Duro, për gazetën “Telegraf” deklaroi se skuadra e drejtuar prej tij është e gatshme që sot ta mbyllë me fitore sfidën me Partizanin. Por, ai u bën thirrje tifozëve që të jenë të pranishëm në stadium. “Do të doja një stadium të mbushur, pasi është ndeshja e parë këtë vit dhe kemi përballë Partizanin. Nesër (sot), është ndeshja e parë për këtë vit dhe kemi përballë Partizanin, një ndeshje që duhet fituar. Deri tani, këtu në Vlorë gjithçka ka shkuar pozitivisht”, theksoi dje Duro për gazetën “Telegraf”.