‘Shpërtheu’ kundër arbitrit pas ndeshjes me Liverpool-in, UEFA hap hetim për presidentin e Roma-s

510
Të mërkurën Roma-s iu ndërpre ëndrra për të shkuar në finale të “Champions League” edhe pse mundi Liverpoll-in me shifrat 4-2.
Pas ndeshjes, presidenti i Roma-s, James Pallotta, shfryu kundër arbitrimit, duke u ankuar për vendimet e sllovenit Skomina dhe kërkuar përdorimin e teknologjisë VAR në këtë kompeticion.
Si rrjedhojë, Komisioni i Disiplinës, Etikës dhe i Kontrollit në UEFA ka nisur procedimin ndaj presidentit të verdhekuqve.
Klubi roman duhet të përgjigjet edhe për ndezjen e flakadanëve, organizim të dobët të ndeshjes dhe vendosjen e tifozëve në vendet ku nuk lejohet. Të gjitha vendimet për këto çështje do të merren më 31 maj.
Sigal