Sigal

Blaugrana fituan për herë të fundit në Europë më 2015, por mbrojtësi insiston se ta injorosh La Ligan dhe të koncentrohesh në Ligën e Kampionëve nuk bën assesi

Mbrojtësi i Barcelonës mendon se do të ishte “vetëvrasje” për klubin nëse ata i fokusojnë tërë përpjekjet e tyre për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Atletico Madrid, Juventusi dhe krejt në fund Roma e kanë eliminuar Barcelonën në çerekfinale në tri sezonet e fundit.

“Mendoj se është një titull i rëndësishëm sidomos për skuadrat e mëdha në Europë. Por, të përpiqeni ta fitoni vetëm Ligën e Kampionëve do të ishte vetëvrasje. Nëse ne nuk fokusohemi më shumë në ligë, ky është një barometër në të cilin ne garojmë aty ku jemi më të mirë”.

“Barca kurrë nuk e ka fituar Ligën e Kampionëve pa e fituar La Ligan, kështu që le të fokusohemi në Ligë dhe ta fitojmë edhe Ligën e Kampionëve po ashtu”.

“Asgjë nuk i mungon lojës se Barcës. Mënyra si luajmë na bën ne që të jemi shumë të fuqishëm në çdo garë, ku luhen shumë ndeshje, që janë e kundërta e një finale që një ndeshje mund të vendoset me një kros apo një goditje”.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/pique-barcelona-eshte-e-koncentruar-ne-te-gjitha-frontet-570548/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright