Shpërthejnë rekordet në Kupën e Republikës, Çiraku: Fillimi i një epoke të re për notin

480
Dita e dytë e Kupës së Republikës organizuar nga Federata Shqiptare e Notit (FSHN), rezervoi të tjera surpriza për disa nga sportistët më të shquar dhe ekipet pjesëmarrëse. Vlen të theksohet se gjatë kësaj ditë u thyen disa rekorde nga të rriturit, por edhe ato të moshave. Të parat që u vunë në vijën e startit pardje ishin femrat në garën e 50 m stil i lirë, në përfundim të së cilës vendi i parë u arrit nga notarja e Stelës, Nikol Merizaj, me kohën e realizuar 28″89. Fituesi i radhës në Kupën e Shqipërisë ishte notari i Tiranës, Andi Mara, i cili ndali kohën në 28″40 në disiplinën e 50 m stil delfin. I rikthyer posaçërisht për këtë pjesëmarrje kombëtare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku prej kohësh vijon studimet dhe stërvitjen, notari Klavio Meça u nderua me vendin e parë në garën e 400 m stil i lirë. Koha e realizuar nga Meça ishte 4’19″88. Edhe Teuta u nderua me vend të parë dhe kjo mbajti firmën e notarit Dhimtër Noçka në garën e 100 m stil shpinë me kohën e përgjithshme 1’08″28. Garat e paradites ulën siparin me dy stafetat 4×100 m stil i përzier për femra dhe 4×100 m stil i lirë për meshkuj. Stela me kohën 5’23″09 e Teuta me 3’56″50 arritën kohën më të shpejtë. Programi i pasdites vijoi me 10 gara të tjera ku ra në sy performanca e të riut Eno Maze i Tiranës me kohën 31″18 në 50 m stil shpinë. Në garën e 100 m stil i lirë për femra, kohën më të mirë e realizoi notarja Merizaj, përkatësisht 1’10″78. Me interes u prit edhe konkurimi i djeshëm në sesionin e pasdites i notarit me një CV të pasur kombëtare e ndërkombëtare, Sidni Hoxha në garën e 100 m stil i lirë, edhe ky prej kohësh rezident në SHBA. Pjesë e këtij aktiviteti ishin 14 skuadra, 13 nga Shqipëria ndërsa një vjen nga Federata e Kosovës. Në përfundim të Kupës së Republikët fituesit e garave u nderuan me medalje dhe kupa nga presidenti i FSHN, Agim Çiraku
Rekordet për të rritur dhe për moshat
Kështu në rekordet për të rritur spikasin ato të Nikol Merizaj të ekipit Stela në 50 m stil bretkosë, me kohën rekord 3637. Rekordi i mëparshëm ishte arritur në vitin 2011 nga Patricia Cani (Partizani) me 3732. Rekord tjetër ishte po nga Nikol Merizaj (Stela) në garën 1500 m stil i lirë që u arrit koha 19’3165, (rekordi i mëparshëm mbahej nga Diana Basho e ekipit të Tiranës me kohën 20’14.62. Rekordi i tretë u arrit nga ekipi Teuta më garën 4×100 metra mix me kohën 4’2307, (rekordi i mëparshëm mbahej nga ekipi i Tiranës me kohën 4’2772).
Rekordet për moshat
Përveç rekordeve për të rritur, nuk munguan edhe ato për moshat. Kështu në ditën e dytë Të Kupës së Republikës u arritën këto rekorde.
Mosha 11-12 vjeç (djem): Ronaldo Serjani i ekipit të Sarandës me 100 m flutur me kohën 1’1313, (rekordi i mëparshëm mbahej nga Binald Mahmuti 1’1752).
Mosha 9-10 vjeç (vajza): Vivian Xhemollari nga ekipi i Stelës në stilin 200 m flutur dhe në kohën 3’2202.
Mosha 9-10 vjeç (djem): Dejvi Bardhi i ekipit të Stelës në garën 50 m stil i lirë 3175, (rekordi i mëparshëm mbahej Kledi Kadiu 3366).
Mosha 9-10 vjeç (vajza): Vivian Xhemollari i ekipt të Stelës në garën 100 m flutur me kohën 1’2950, (rekordi i mëparshëm 1’3807).
Mosha 13-14 vjeç (djem): Spiro Goga i ekipit Teuta në garën 200 m flutur me kohën 2’2625, (rekordi i mëparshëm mbahej nga vetë notari 2’2658).
Mosha 11-12 vjeç (djem): Kledi Kadiu i ekipit Teuta në garën 200 m 4-notim me kohën 2’4238, (rekordi i mëparshëm mbahej Binald Mahmuti 2’49:26).
Mosha 11-12 vjeç (djem): Kledi Kadiu i ekipit Teuta në garën 200 m stil i lirë me kohën 2’2557, (rekordi i mëparshëm Bianti Danaj 2’2657).
Mosha 11-12 vjeç (vajza): Sonja Kapedani i ekipit Nobis në garën 200 m shpinë me kohën 2’4659, (rekordi i mëparshëm mbahej nga Klea Konoplevia (Ëilson) 2’5212).
Mosha 15-16 vjeç (djem): Frenc Bërdaku i ekipit Teuta në garën 800 m stil i lirë me kohën 9’1394.
Sigal