Shorti për Superioren, Korça e nis në Shkodër, Tirana-Partizani në javën e 6

47
Federata Shqiptare e Futbollit ka hedhur shortin për edicionin e ri futbollistik, i 77 në historinë e futbollti shqiptar. Edicioni do të nisë më 22 gusht, në garë janë 10 ekipe, që në fund të 36 javëve do të kërkojnë maksimumin.
Shorti ka vendosur që kampionët e Shqipërisë, Skënderbeu do ta nisë sërish si edicionin e kaluar nga Shkodra përballë Vllaznisë, ndërsa në javën e dytë do të presë ekipin e Kukësit në Korçë.
Tirana e nis jashtë fushe përballë Tërbunit, ndërsa Kukësi pret Bylisin. Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës do të luhet në javën e 6. Gjatë hedhjes së shortit, FSHF ka paralajmëruar Bylisin dhe Tërbunin për plotësim të kushteve të infrastrukturës deri më 22 Gusht nëse nuk duan që të zbresin sërish në Kategorinë e Parë.