Shorti nuk shpëton pa “pickim” nga mediet serbe

533
Dita e djeshme ka qenë e ngarkuar me deklarimet mediatike serbe, ku që në titujt e tyre, si “Kurir”, “Blic” dhe “Tanjug”, vihet theksi te fakti se, Partizani i Beogradit është në një grup me Skënderbeun, dhe për këtë do t’i duhet të udhëtojë në Shqipëri. Të tria këto media kanë në titujt e tyre rikthimin e Partizanit në vendin tonë. “Crvena Zvezda me Arsenalin dhe BATE, Partizan shkon në Shqipëri”, shkruante dje “Tanjug”, ndërsa “Kurir” shkruante se: “Partizani udhëton në Shqipëri, Ukrainë dhe Zvicër”.
Sigal