Shorti i kënaqshëm, me kujdes, kalojmë disa ture

596
Nga Agron KAJA
SKËNDERBEU/ Nga Sllovenia, trajneri i “ujqërve të dëborës”, Ilir Daja, flet për ndeshjet e para në Evropa Ligë
Pasi u njoh të hënën me shortin e Skënderbeut në ndeshjet e Evropa Ligë, trajneri i skuadrës korçare, Ilir Daja, për gazetën “Telegraf” deklaroi se është i kënaqshëm, por që sipas tij, duhet kujdes të madh për të mos e nënvlerësuar kundërshtarin. “Nuk mund ti fshihem kënaqësisë për këtë short, dhe për ne ka qenë i mirë. Por për këtë, besoj se favorizim na ka dhënë koeficienti që kishim në short, duke na renditur në vazon e favoritëve për dy turet e para. Kundërshtarët nuk i njohim shumë, por kemi kohë t’i studiojmë. Fillimisht, na duhet të mendojmë për Sant Julian, pavarësisht inferioritetit të këtij ekipi në emër dhe në koeficient. Do marr informacionet e duhura dhe do ta përgatisim ndeshjen në mënyrën më të mirë, pa nënvlerësim të kundërshtarit”, deklaroi fillimisht trajneri Daja i Skënderbeut, i cili edhe për shortin e turit të dytë, përsëri ndjehet i kënaqshëm, pavarësisht se kundërshtarët nuk ka shumë informacion. “Mund të them se, edhe në turin e dytë janë dy ekipe për të cilat nuk kemi shumë informacion, por do të marrim të dhënat e mjaftueshme për të krijuar një ide të qartë, për mënyrën e lojës dhe aftësive të tyre. Edhe me ta duket një short i kënaqshëm, por është e vërtetë se, në të dy turet, do të kemi rrugë të gjatë për të bërë. Kjo situatë dukej e pa shmangshme, edhe për shkak të shpërndarjes gjeografike të ekipeve pjesëmarrëse në këtë kompeticion”. Takimi i parë me skuadrën e Andorrës, Sant Hulia, do të luhet në Korçë më 29 qershor 2017, ndërsa kthimi më 6 korrik në Andorrë. Për turin e dytë, shorti për Skënderbeun duket i pranueshëm, pasi korçarët do të ndeshen me fituesin e çiftit Kairat Almati-Atlantas. Gjografikisht, do të udhëtojnë sërish në distanca të largëta, pas Andorrës, në Kazakistan ose në Lituani, ndërsa aktualisht trajneri Daja problem shikon përshtatjen e ekipit. “Largësia e skuadrave që do të ndeshemi, mendoj se është problemi më i vogël për skuadrën. Problemi qëndron te përshtatja e ekipit me ndryshimin e kushteve, apo edhe udhëtimi i gjatë. Gjithsesi ne duhet të jemi të përqendruar në objektivin primar që ka klubi, për të kaluar sa më shumë ture që të jetë e mundur në Evropa Ligë. Këtë do ta synojmë fort për ta arritur”, ka përfunduar në deklarimin e tij trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja.
Mund të them se, edhe në turin e dytë janë dy ekipe për të cilat nuk kemi shumë informacion, por do të marrim të dhënat e mjaftueshme për të krijuar një ide të qartë, për mënyrën e lojës dhe aftësive të tyre. Edhe me ta duket një short i kënaqshëm, por është e vërtetë se, në të dy turet, do të kemi rrugë të gjatë për të bërë
UEFA Evropa Ligë
Ndeshjet, turi parë
Datë 29 qershor 2017 
Skënderbeu-Sant Hulia
Datë 6 korrik 2017 
Sant Hulia-Skënderbeu
LOJTARË TË FEDERUAR
Portierë: O. Shehi, A. Teqja, E. Llapanji
Mbrojtësa: K. Vangjeli, B. Lulaj, M. Radas, B. Jashanica, T. Osmani, G. Mici, L. Abazaj
Mesfushorë: S. Lilaj, N. Gripshi, B. Dita, D. Shkodra, B. Niumaga, E. Gavazaj, A. Taku, L. Latifi
Sulmuesa: Xh. Adeny, S. Plaku, G. Vujoviç, Ç. Çarls
Sigal