Dinamo e nis kundër Veleçikut. Elbasani pret Tërbunin, derbi në Fier në Apolonia-Shkumbini
Kategoria e Parë nis rrugën e gjatë të sezonit të ri. 16 skuadrat pjesëmarrëse kanë njohur kundërshtarët javë pas jave duke nisur që nga data 31 gusht kur do të zhvillohen edhe përballjet e para. Në ambientet e Federatës Shqiptare të futbollit, u hodh dje shorti për sezonin e ri ku 16 ekipe do të luftojnë mes tyre për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore por edhe për të mbijetuar në këtë kategori. 8 takimet e javës së parë do të luhen të gjitha në orën 17:00 ku Dinamo do të udhëtojë drejt Pukës për t’u ndeshur me debutuesit e Veleçikut. Një tjetër përballje interesante e kësaj jave është edhe ajo mes Kamzës e Luftëtarit, ndërsa dy skuadrat e rëna nga Superiorja, Apolonia dhe Shkumbini do të përplasen që në javën hapëse. Ndërkohë, organizatorët e shortit u kujdesën që Elbasani ta luajë ndeshjen e parë në shtëpi me rastin e përvjetorit të 100-të të themelimit të klubit. Verdheblutë do ta startojnë sezonin me një festë në “Ruzhdi Bizhuta” ku do të presin skuadrën e Tërbunit. Derbi Elbasani-Shkumbini do të luhet në javën e tretë. Për të dytin sezon rresht, Dinamo do ta zhvillojë kampionatin e saj mes skuadrat e Kategorisë së Parë. Disa muaj më parë ekipi kryeqytetas rrezikoi madje edhe rrëzimin nga kjo kategori por tashmë duket se situata është qetësuar në kampion blu. Shefi i klubit, Ismet Saliaj, konfirmon për mediat e pranishme në selinë e FSHF-së, krijimin e grupit të drejtuar nga trajneri Dritan Mehmeti, duke shtuar se është i kënaqur nga grupi aktual i lojtarëve. Kategoria e Parë është një kampionat i luftuar ku vetëm dy ekipe kanë mundësinë të ngjiten mes më të mirave, por Saliaj shprehet i bindur se Dinamo do të ketë një fytyrë tjetër gjatë këtij sezoni. Ai zbulon edhe objektivin që është rikthimi në Superiore. Një nga surprizat më të mëdha të sezonit të shkuar në Kategorinë e parë ishte skuadra e Mamurrasit që mbeti deri në javët e fundit nga pretendent për t’u ngjitur në Superiore. Skuadra veriore përgatitet për një tjetër sezon të vështirë, por këtë herë me objektivin për t’u bërë pjesë e elitës së futbollit shqiptar. Këtë e konfirmon për mediat sportiveedhe presidenti i Mamurrasit, Ded Ndreca. Kategoria e Parë është një kampionat më shumë rivalitet dhe me kundërshtarë të fortë. Kampionati mbyllet me duelin Elbasani-Dinamo, dy skuadra që kanë bërë emër në futbollin shqiptar, por që tani janë në kategorinë inferiore. Dinamo ka fituar 18 tituj kampionë në Superligë, ndërsa Elbasani, dy.
KATEGORIA E PARË
FAZA E PARË
JAVA I
31.08.2013, 17:00
Veleçiku-Dinamo
Albpetrol-Butrinti
Himara-Tomori
Adriatiku-Burreli
Pogradeci-Ada
Apolonia-Shkumbini
Kamza-Luftëtari
Elbasani-Tërbuni
Java II
07.09.2013, 16:00
Dinamo-Tërbuni
Luftëtari-Elbasani
Shkumbini-Kamza
Ada-Velipoja
Burreli-Pogradeci
Tomori-Adriatiku
Butrinti-Himara
Veleçiku-Albpetrol
Java III
14.09.2013, 16:00
Albpetrol-Dinamo
Himara-Veleçiku
Adriatiku-Butrinti
Pogradeci-Tomori
Apolonia-Burreli
Kamza-Ada
Elbasani-Shkumbini
Tërbuni-Luftëtari
Java IV
21.09.2013, 16:00
Dinamo-Luftëtari
Shkumbini-Tërbuni
Ada-Elbasani
Burreli-Kamza
Tomori-Apolonia
Butrinti-Pogradeci
Veleçiku-Adriatiku
Albpetrol-Himara
Java V
28.09.2013, 16:00
Himara-Dinamo
Adriatiku-Albpetrol
Pogradeci-Veleçiku
Apolonia-Butrinti
Kamza-Tomori
Elbasani-Burreli
Tërbuni-Ada
Luftëtari-Shkumbini
Java VI
19.10.2013, 14:30
Dinamo-Shkumbini
Ada-Velipoja
Burreli-Tërbuni
Tomori-Elbasani
Butrinti-Kamza
Veleçiku-Apolonia
Albpetroli-Pogradeci
Himara-Adriatiku
Java VII
05.10.2013, 14:30
Adriatiku-Dinamo
Pogradeci-Himara
Apolonia-Albpetrol
Kamza-Veleçiku
Elbasani-Butrinti
Tërbuni-Tomori
Luftëtari-Burreli
Shkumbini-Ada
Java VIII
26.10.2013, 14:30
Burreli-Dinamo
Tomori-Luftëtari
Butrinti-Tërbuni
Veleçiku-Elbasani
Albpetroli-Kamza
Himara-Apolonia
Adriatiku-Pogradeci
Java IX
02.11.2013, 14:00
Pogradeci-Dinamo
Apolonia-Adriatiku
Kamza-Himara
Elbasani-Albpetrol
Tërbuni-Veleçiku
Luftëtari-Butrinti
Shkumbini-Tomori
Ada-Burreli
Java X
09.11.2013, 14:00
Dinamo-Burreli
Tomori-Ada
Butrinti-Shkumbini
Veleçiku-Luftëtari
Albpetroli-Tërbuni
Himara-Elbasani
Adriatiku-Kamza
Pogradeci-Apolonia
Java XI
23.11.2013, 14:00
Apolonia-Dinamo
Kamza-Pogradeci
Elbasani-Adriatiku
Tërbuni-Himara
Luftëtari-Albpetroli
Shkumbini-Veleçiku
Ada-Velipoja
Burreli-Tomori
Java XII
30.11.2013, 14:00
Dinamo-Tomori
Butrinti-Burreli
Veleçiku-Ada
Alpbetroli-Shkumbini
Himara-Luftëtari
Adriatiku-Tërbuni
Pogradeci-Elbasani
Apolonia-Kamza
Java XIII
07.12.2013, 14:00
Kamza-Dinamo
Elbasani-Apolonia
Tërbuni-Pogradeci
Luftëtari-Adriatiku
Shkumbini-Himara
Ada-Albpetroli
Burreli-Veleçiku
Tomori-Butrinti
Java XIV
14.12.2013, 14:00
Dinamo-Butrinti
Veleçiku-Tomori
Albpetroli-Burreli
Himara-Ada
Adriatiku-Shkumbini
Pogradeci-Luftëtari
Apolonia-Tërbuni
Kamza-Elbasani
Java XV
21.12.2013, 14:00
Elbasani-Dinamo
Tërbuni-Kamza
Luftëtari-Apolonia
Shkumbini-Pogradeci
Ada-Adriatiku
Burreli-Himara
Tomori-Albpetroli
Butrinti-Veleçiku
Sezoni i ri
Kampionati i Kategorisë së Parë starton, më 31 gusht dhe do të mbarojë më 10 maj të vitit të ardhshëm. Faza e parë përfundon më 21 dhjetor. E dyta nis në shkurtin e vitit tjetër.
Format i ri
Sezonin e ardhshëm (2014-2015), kampionati i Kategorisë së Parë do të ndryshojë format pasi 20 skuadrat pjesëmarrëse do të ndahen në dy grupe me nga dhjetë skuadra.
Derbi i Fierit
Është interesant fakti që, në këtë sezon marrin pjesë dy ekipet e Qarkut të Fierit: Apolonia e Fierit dhe Albpetroli i Patosit, pra do të kemi një derbi. Bylisi merr pjesë në Superligë.
Duell kampionësh
Kampionati mbyllet me duelin Elbasani-Dinamo, dy skuadra që kanë bërë emër në futbollin shqiptar. Dinamo ka fituar 18 tituj kampionë në Superligë, ndërsa Elbasani, dy.
Kukësi blen Dritan Smajlin
Dritan Smajli firmosi me Kukësin, nënkampionin e Shqipërisë. Në fakt, mbrojtësi i njohur lezhjan, i cili ka mbrojtur ngjyrat e Vllaznisë në tre sezonet e fundit, nënshkroi para disa javësh një kontratë me Flamurtarin, por për shkak të politikës së re të vlonjatëve ai u la i lirë. Smajli konsiderohet si një nga lojtarët më cilësorë të kampionatit tonë, kështu që është një përforcim shumë i vlefshëm për Kukësin. Kuksianët po bëjnë histori në Ligën e Europës, teksa kanë kalaur dy ture dhe kanë shanse reale për të kaluar edhe turin e tretë.