Shorti i “Europa League”, të mëdhenjtë përplasen me njëri-tjetrin, mësoni 2 gjysmëfinalet

687
Në Nyon të Zvicrës është hedhur në orën 12:00 shorti i “Europa League” për fazën gjysmëfinale të këtij kompeticioni.
Dy skuadra pretendente të këtij kompeticiopni, Arsenal dhe Atletico Madrid, do të diskutojnë ndërmjet tyre një biletë për në finale. Padiskutim që dy skuadra do të donin të shmangnin njëra-tjetrën, por për tifozët e futbollit janë dy sfida për t’u shijuar.
Ndeshja tjetër gjysmëfinale është ndërmjet të Marseille-s dhe Salzburg. Francezët mund ta konsiderojnë veten me fat deri në një pikë, pasi duhet të mendohen mirë. Me të vërtetë mund të kenë shmangur Arsenal dhe Atletico por përballë do të kenë një ekip që ka eliminuar deri më tani Borussia Dortmund dhe Lazio-n.
Shorti

Marseille – Salzburg

Arsenal – At.Madrid
Sigal