Shorti i Euro 2016, Shqipëria ëndërron Italinë

205

Të dielën njohim kundërshtarët e Kampionatit Europian. Kuqezinjtë ndodhen në vazon e pestë

Të dielën, Shqipëria do të njohë kundërshtarët e saj në eliminatoret e Kampionatit Europian “Francë 2016”. Shqipëria është vendosur zyrtarisht në vazon e pestë për shortin e eliminatoreve të Euro 2016, që do të hidhet në Nisë të Francë, më 23 shkurt, në orën 12.00. Për herë të parë do të presë në fazën finale 24 skuadra.

GRUPET

Sipas ndarjes që ka bërë UEFA, 54 skuadrat janë shpërndarë në gjashtë vazo, ku në pesë prej tyre ndodhen nëntë skuadra ndërsa në të fundit vetëm tetë. Franca merr pjesë direkt si vendi organizator. Shpërndarja e skuadrave në vazo është bazuar te koefiçentët e UEFA-as në kualifikueset e Botërorit 2010 dhe 2014 si dhe Europianit 2012. Për herë të parë në eliminatoret e Europianit UEFA ka pranuar pjesëmarrjen e Gjibraltarit, që gjithsesi nuk mund të shortohet në të njëjtin grup me Spanjën, kampionen në fuqi të Europës.

SHORTI

Shorti i eliminatoreve që do të hidhet më 23 Shkurt në Nice të Francës, do t’i shpërndajë skuadrat në 9 grupe, 8 me 6 ekipe dhe vetëm një me 5 skuadra. Në grupin me 5 ekipe do të vendoset Franca, takimet e së cilës me kundërshtarët e tjera të grupit do të konsiderohen thjesht sfida miqësore. Të gjitha skuadrat e vazos së parë, Spanja, Gjermania, Holanda, Italia, Anglia, Portugalia, Greqia, Rusia dhe Bosnia-Herzegovina, pra gjithsej 9 do të jenë koka grupi. N

FORMATI

ë fund të eliminatoreve, 2 të parat e çdo grupi, si dhe e treta më e mirë, do të kualifikohen direkt në Europian, ndërsa të tretat e çdo grupi do të luajnë “play-off” për të përcaktuar 4 skuadrat e fundit, që do të marrin pjesën në finalet e Europianit. Nëse shorti do të jetë fatsjellës për Shqipërinë, kuqezinjtë mund të bien në një grup ku do të kenë shanse reale për t’u kualifikuar. Fushata eliminatore e Euro 2016 nis më 7 Shtator të 2014 dhe mbyllet më 13 tetor të 2015. Ndërsa faza play-off është parashikuar të zhvillohet në mes të nëntorit të 2015.

VAZOT

Vazo 1

Spanja (kampione e Europës), Gjermania, Holanda, Italia, Anglia, Portugalia, Greqia, Rusia, Bosnja

Vazo 2

Ukraina, Kroacia, Suedia, Danimarka, Zvicra, Belgjika, Çekia, Hungaria, Irlanda

Vazo 3

Serbia, Turqia, Sllovenia, Izraeli, Norvegjia, Sllovakia, Rumania, Austria, Polonia

Pot 4

Mali i Zi, Armenia, Skocia, Finlanda, Letonia, Uellsi, Bullgaria, Estonia, Bjellorusia

Vazo 5

Islanda, Irlanda e Veriut, Shqipëria, Lituania, Moldavia, Maqedonia, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Qiproja

Vazo 6

Luksemburgu, Kazakistani, Lihtenshtejni, Ishujt Faroe, Malta, Andorra, San Marino, Gjibraltari

 1960, Kampionati i parë Europian

 Kampionati i parë Europian, ai i vitit 1960, i cili u zhvillua gjashtë vjet pas themelimit të UEFA-s kishte një formulë tjetër nga ky sotmi. Ishte parë më shumë në formatin e Kupës së Kombeve. Ashtu si Kupa e Botës, Liga e Kampioneve dhe Lojërat Moderne Olimpike, edhe Kampionati Europian mban markën e një francezi: Henri Delaunay, sekretari i Federatës Franceze të Futbollit. 17 ekipe morën pjesë në Euro 1960 ku mungesat më të mëdha ishin ato të Gjermanisë Perëndimore, Italisë e Anglisë. Shqipëria nuk morri pjesë në këtë kampionat. Pas tureve eliminatore, vetëm katër ekipe morën pjesë në finale: Bashkimi Sovjetik, Jugosllavia, Franca dhe Çekosllovakia. Finalet u mbajtën në Francë (6-10 korrik 1960). Në gjysmëfinale Jugosllavia fitoi 5-4 me Francën, ndërsa Bashkimi Sovjetik fitoi 3-0 me Çekosllovakinë. Çekosllovakia zuri vendin e tretë pas fitores 2-0 me Francën. Bashkimi Sovjetik udhëhiqej në fushë nga portieri mitik Lev Jashin. Trofeu u fitua nga ish-Bashkimi Sovjetik, që mundi në finale ish-Jugosllavinë, 2-1 pas 120 minutave lojë.

 Pano, autori i golit të parë në Europë

 Legjenda Panajot Pano është autori i golit të parë të Shqipërisë në Europë, që firmosi edhe fitoren e parë të Kombëtares sonë në eliminatoret e Kampionatit Europian. Një gol në fitoren 1-0 me Danimarkën, më 30 tetor të vitit 1963. Panajot Pano gjatë një interviste përpara se të ndahej nga jeta (19 janar 2010) e përshkruan kështu golin historik të kuqezinjve”. “Nuk ka gol pa vlerë se fundja për atë luhet futboll. Goli im me Danimarkën në Tiranë pati një vlerë të madhe se, u shënua shumë shpejt në minutën e 3-të. Publiku i pranishëm në “Qemal Stafa”, por dhe e gjithë Shqipëria e ka ndjekur ndeshjen me kënaqësi, pasi dolëm në fund si fitimtarë. Goli erdhi pas një pasimi të Lin Shllakut nga e majta e sulmit tonë. Kam dribluar dhe sa jam afruar tek zona e 16-shes në krahun nga tribuna qendrore kam gjuajtur rrufeshëm në krahun e djathtë të portës daneze nga ana e qytetit. Portierit i ka kaluar topi nën duar se ishte fare rrafsh me tokën dhe me shpejtësi shume të madhe, pasi e godita plotësisht e fuqishëm. Ishte goli i parë në shkallë europiane dhe ndaj një skuadre shumë të fortë, e cila u rendit e 4-ta në Europë”. Gjatë 24 ndeshjeve me Kombëtaren, 12 prej të cilave për kampionatet europiane “Pushkashi i vogël” shqiptar realizoi 4 gola me përfaqësuesen dhe nga 34 gola ndërkombëtarë.

  Superliga, supersfida luhet në Laç

 Superliga ofron sot katër nga gjashtë përballjet e javës së 20-të. Supersfida e ditës së shtunë mund të konsiderohet ajo midis Laçit e Teutës, me durrsakët që renditen në vendin e tretë me një pikë më shumë se kurbinasit (28). Në “Roza Haxhiu” do të luhet një duel mbijetese midis Lushnjës e Bylisit, ndërkohë që në Kukës do të zhvillohet derbi i të dëshpëruarve të mëdhenj, Kukësit e Flamurtarit. Lideri i kampionatit, Skënderbeu do të presë Kastriotin (17:00). Të dielën do të luhen, Vllaznia-Partizani (13:00) e Tirana-Besa (18:00).

KATEGORIA SUPERIORE

JAVA XX

Sot, 22 mars

Laçi-Teuta   14:00

Lushnja-Bylis 14:00

Kukësi-Flamurtari 14:00

Skënderbeu-Kastrioti 17:00

Nesër, 23 mars

Vllaznia-Partizani 13:00

Tirana-Besa 18:00

RENDITJA

Ekipi                          DG P

1     Skënderbeu +13 38

2     Partizani             +4   30

3     Teuta                  +4   29

4     Laçi                     +3   28

5     Besa                    +2   28

6     Kukësi         -1    27

7     Flamurtari           +1   26

8     Bylis                   +1   23

9     Vllaznia       -1    22

10   Kastrioti             -5    21

11   Tirana          -9    19

12   Lushnja        -12  19

 Cana: “Penalltia nuk ishte”

 Mesfushori i Lazios ka folur pas humbjes së skuadrës së tij nga ekipi bullgar, Ludgorec në kuadër të Ligës së Europës. Lorik Cana, mbrojtësi i Lacios mendon se skuadra e tij është dëmtuar për një penallti në ndeshjen e parë eliminatore të Europe League, kur ekipi i tij pësoi humbje në Romë nga ekipi bullgar, Ludgorec (0:1). “Ne e dinim se ata janë shumë të rrezikshëm në kundërsulme, lojtarët e tyre ishin të shpejt dhe ne kemi humbur kontrollin e topit”, tha Cana për Mediaset Premium. “Penalltia! Nga fusha nuk është dukur se ka ekzistuar, dora ishte afër trupit. Tani duhet të mendojmë të qetë për shkak se kemi potencial për kthyer lojën”, tha ai.