Shorti i Euro 2016, Anglia lutet që t’i bjerë Shqipëria në grup

517
Mediat britanike kanë nisur të bëjnë llogaritë lidhur me shortin për në Euro 2016 në Francë, ku merr pjesë edhe Shqipëria. Sipas tyre, Shqipëria është një kundërshtar që Anglia kërkon të përballet, pasi konsiderohet mjaft i lehtë, shkruajnë mediat.

Kështu, sipas llogarive dhe ndarjes së vazove, shorti më i lehtë për Anglinë është llogaritur ai mes Zvicrës, Hungarisë dhe Shqipërisë. Mediat në Britani shkruajnë se shorti më i vështirë përfshinë Italinë, Poloninë dhe Islandën në një grup me tre luanët. Shorti për Kampionatin Europian 2016 do të hidhet ditën e shtunë në orën 18:00 sipas orës tonë. Ekipet pjesëmarrëse janë ndarë në katër vazo sipas nivelit të tyre. Shqipëria gjendet në vazon e katërt, mes kombëtareve të cilësuara si më të lehta për t’u mposhtur.
Sigal