Shorti i Championsit/ Ja tabela me përballjet e mundshme në fazën tjetër të llogaritura në përqindje

500
Sigal

16 skuadrat më të mira të këtij edicioni në Champions League, të hënën do të mësojnë në Nyon kundërshtarin në fazën e 1/8-ve. Për herë të parë në histori do të kemi ekipe vetëm nga 5 kampionatet kryesore në Europë. Në këtë fazë do të kemi 4 ekipe spanjolle, 3 angleze, 3 gjermane dhe dy franceze. Por cilat janë shanset që të shohim përballje mes ekipeve të mëdha që në fazën tjetër. Fran Martinez, një matematicien spanjoll ka bërë përllogaritjet e tij.

Hipoteza më e madhe është që të shohim një përballje mes Barcelonës dhe Chelsea-t në këtë fazë. Skuadra e Valverde ka 23,38% mundësi për tu përballur me ekipin e Lampard. Një tjetër ekip anglez, Tottenham është kundërshtari i tij i dytë më i mundshëm (22.33%), Atalanta (18.54%), Napoli (18.58%) dhe Lyon (17,13%) si opsione pak të mundshme.

Image

Real Madrid ka shanse të mira që të ketë një përballje me një ekip anglez, City dhe Liverpool gjenden në krye të shanseve me 21.88%. pas tyre vjen Juventusi me 20.88 %. Skuadra bardhezi sipas përllogaritjeve ka më shumë shanse që të ketë një përballje me Chelsea-n (21,58%), ndërkohë që pak më pas vjen Tottenham (20.63%) dhe Dortmund (20,18%). Bardhezinjtë ndërkohë kanë më pak shanse që të përballen me ekipin më të dobët në letër, Lyon (16,73%).

Sipas tabelës së publikuar në mediat spanjolle, Bayern-Lyon është dueli që ka më pak gjasa që të bie në shortin e së hënës me vetëm 14.29 për qind. City dhe Liverpool kanë shanse të mira që në 1/8-at të përballen me Atletico Madridin, teksa më poshtë mund të shihni edhe tabelën e plotë.