Shorti i “Champions League” për ekipin U-19 të Vllaznisë, shkodranët “peshkojnë” një ekip moldav

70
Vllaznia U-19, ekipi që për herë të parë përfaqëson Shqipërinë në Ligën e Kampionëve të kësaj grupmoshe, ka njohur kundërshtarin e saj nga shorti i hedhur sot në Nion të Zvicrës.
Ekipi shkodran ka qenë me shumë fat pasi goglat i kanë përzgjedhur një kundërshtar relativisht shumë më të dobët se ekipet e tjera që bënin pjesë në short. Zimbru Kishinau është skuadra moldave e cila do përballet me skuadrën U-19 të Vllaznisë.
Ndeshjen e parë, Vllaznia U-19 do ta luajë në Moldavi në datën 27 shtator ndërsa në 18 tetor është përcaktuar të zhvillohet takimi i kthimit në “Loro Boriçi” ku kuqeblutë do të synojnë kualifikimin. Në rast kalimi të këtij turni, shkodranë do të përballen me fituesin e çiftit UCD (Irlandë) / Molde (Norvegji).