Shorti i “Champions League” dhe “Europa League”, të paevitueshme përballjet mes ‘titanëve’

576
Në Nyon të Zvicrës do të hidhen sot shortet e çerekfinaleve për dy kompeticionet e UEFA-s, Champions League dhe Europa League.
Për herë të parë në Ligën e Kampionëve në këtë fazë janë 8 ekipe nga 4 kampionatet më të forta të Europës. Shorti padiskutim që do të rezervojë përballje titanësh. Theksojmë se do të jetë i lirë, nuk ka më kufizime të tipit që nuk mund të ndeshen dy skuadra të një shteti.
Si rrjedhojë përballje të mundshme mund të jenë: Barcelona-Real Madrid, Juventus-Roma, apo Liverpool-Manchester City.
8 skuadrat pjesmarrëse janë: Real Madrid, Barcelona, Sevillia, Manchester City, Liverpool, Juventus, Roma dhe Bayern Mynchen.
Sfida tepër interesante priten edhe në ‘Europa League’. Shorti për këtë kompeticion do të hidhet 1orë pas ‘Champions League’, ekzaktësisht në orën 13:00
8 skuadrat pjesëmarrëse në çerekfinale janë: Atletico Madrid, Marseille, Lazio, Sporting Lisbona, Leipzig, Arsenal, CSKA Moscow dhe Salzburg
Sigal